Thirrje për dorëzimin e ofertave për Hulumtim për nevojat për punë të përgjithshme të dobishme në komunitetet në vendin tonë, realizuar nëpërmjet komunikimit të drejtpërdrejtë me palë të ndryshme të interesuara nga institucionet, sektori publik, qytetar dhe privat

Untitled design (8)

Thirrje për dorëzimin e ofertave për
Hulumtim për nevojat për punë të përgjithshme të
dobishme në komunitetet në vendin tonë, realizuar
nëpërmjet komunikimit të drejtpërdrejtë me palë të
ndryshme të interesuara nga institucionet, sektori
publik, qytetar dhe privat

Projekti MladiHUB – Rini digjitale është implementuar nga Këshilli Rinor Nacional i Maqedonisë
(KRNM) dhe Oda Ekonomike për Teknologji Informatike dhe Komunikime – OETIK, mbështetur nga Ambasada e Britanisë në Shkup. Qëllimi i projektit është të avancojë shkathtësitë digjitale të të
rinjve, angazhimi i tyre në komunitet dhe të rrisë punësimin e tyre, nëpërmjet ofrimit të kurseve dhe
akademive për shkathtësi digjitale në këmbim të punës me dobi të përgjithshme për komunitetin të
kryer në mënyrë vullnetare.
Projekti do të ofrojë shkathtësi digjitale dhe shkathtësi të buta për të rinjtë në këmbim të punës me
dobi të përgjithshme në komunitet. Në varësi të shkathtësive, interesave dhe nevojave në
komunitetin ku jetojnë, të rinjtë do të duhet të marrin pjesë në iniciativa në komunitet, duke fituar
kupon i cili do të mundësojë qasje për trajnim për shkathtësi digjitale dhe shkathtësi të buta. Me
këtë, përpos shkathtësive praktike dhe konkrete, të rinjtë do të pajisen e shkathtësi të buta,
rrjetëzim dhe përvojë jetësore nëpërmjet angazhimit në kuadër të komuniteteve të tyre dhe
shoqërisë. Deri në fund të projektit, të rinjtë në Maqedoninë e Veriut do të kenë platformë dhe
mbështetje për tu pajisur dhe për të përmirësuar shkathtësitë e tyre digjitale dhe t’i përgjigjen
transformimit digjital të ekonomisë. Kjo do t’i përmirësojë mundësitë për punësim, do të promovojë
inovacione dhe me këtë do të mbështesë zhvillimin ekonomik të Maqedonisë së Veriut.
Hulumtimi për nevojat e punës me dobi të përgjithshme në komunitetet në vendin tonë është një
nga aktivitetet e para të projektit, me çka duhet të përkufizohen nevojat kryesore të komuniteteve,
institucioneve, iniciativave tani më ekzistuese për të cilat do të zhvillohen programe përkatëse për
punë vullnetare dhe ndihmë për të rinjtë në komunitetet lokale, në kuadër të projektit.

1. Qëllimet e angazhimit:
Qëllimi i hulumtimit është të vlerësojë gjendjen aktuale dhe të përcaktohen nevojat për vendosjen
e sistemit për punë me dobi të përgjithshme dhe punë vullnetare, respektivisht të kryhet analiza
dhe mapimi i institucioneve potenciale, institucioneve publike dhe organizatave qytetare dhe
iniciativa të tjera për kryerjen e punës me dobi të përgjithshme dhe punës vullnetare.

2. Përshkrim i detyrave të punës:
• Krijim i metodologjisë dhe veglave për grumbullimin e informacioneve dhe të dhënave për
institucionet, institucionet publike, organizatat qytetare dhe aktorë të tjerë relevant në
Republikën e Maqedonisë së Veriut;
• Hulumtim për nevojat e punës me dobi të përgjithshme në komunitetet lokale në vendin tonë të
realizuara nëpërmjet komunikimit me institucionet dhe programet e tyre ekzistuese, me qëllim
përcaktimin e nevojave për komunitetet e ndryshme lokale dhe ( minimum 24 komunitete lokale
të analizuara të shpërndara në të gjithë rajonet planor të shtetit);
• Hulumtimi duhet të identifikojë iniciativat të cilat tani më janë vendosur të institucioneve,
institucioneve publike, organizatave qytetare dhe aktorë të tjerë relevantë për angazhimin e tyre
në komunitetet si dhe sfidat me të cilat ballafaqohen;
• Hulumtimi duhet të identifikojë nevojat e institucioneve, qytetarëve, organizatave qytetare për
ndërmarrjen e iniciativave me dobi të përgjithshme në komunitetet lokale në vendin tonë;
• Konstatimet nga hulumtimi do të përdoren për krijimin e programeve dhe iniciativave për
kryerjen e punës me dobi të përgjithshme në komunitetet lokale;

3. Kualifikimi dhe/ose njohuri/përvojë e veçantë të nevojshme dhe të preferueshme për
ndërmarrjen e detyrës:
• Përvojë e dokumentuar në zbatimin e hulumtimeve empirike, kryerjen e analizës së të dhënave,
krahasim me hulumtime të tjera, punë me shumë të dhëna,
• Përvojë në realizmin e hulumtimeve në lidhje me punën vullnetare dhe punën me dobi të
përgjithshme
• Përvojë në zbatimin e hulumtimit në sektorin publik, qytetar dhe privat;
• Shkathtësi të fuqishme për shkrim dhe komunikim, përfshirë shkathtësi të vërtetuar për
organizimin dhe përmbledhjen e materialeve të komplikuara për publik të ndryshëm, përfshirë
edhe burime jo akademike ( për shembull, publikime në revista me cilësi të lartë, raporte,
raporte të shkurta, blogje);
• Përvojë në punë dhe angazhim me numër të madh të aktorëve, me theks mbi të rinjtë, sektorin
privat, nëpunësit qeveritar, hulumtuesit, praktikantët dhe palët e interesuara, si dhe të punojnë
në mënyrë të pavarur dhe me mbikëqyrje minimale.

4. Kohëzgjatja:
Koha e parashikuar për realizimin e hulumtimit dhe përpilimit të raportit është nga 17 qershor 2019
deri më 30 gusht 2019 (2,5 muaj).

5. Informata plotësuese:
Ofertuesi i zgjedhur do t’i përgjigjet ekipit të projektit (KRNM dhe OETIK) i cili ka përgjegjësi primare
për mbikëqyrje mbi hulumtimin për shkathtësi digjitale. Hulumtimi do të realizohet në territorin e
gjithë vendit.

6. Mënyra e aplikimit dhe afate:
Afati për aplikim është e mërkurë 12.06.2019 deri në ora 16:00
Aplikimet paraqiten në format elektronik në adresën elektronike në vijim: applications@nms.org.mk.

Të gjithë subjektet e interesuara në kuadër të aplikimit të vet duhet të paraqesin detaje për:
• Propozim koncept për gjithë realizimin e hulumtimit
• Biografi të shkurtë
• Shtojcë me referenca nga hulumtime tani më të realizuara
• Ofertë financiare

Leave a comment