SHPALLJE PËR ZGJEDHJEN E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË KËSHILLIT RINOR NACIONAL TË MAQEDONISË

logo na bela pozadina

Në pajtim me nenin 61 dhe 64 të Statutit të Këshillit Rinor Nacional të Maqedonisë, Bordi drejtues i Këshillit Rinor Nacional të Maqedonisë, mori vendim për:

 

SHPALLJE

PËR ZGJEDHJEN E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË KËSHILLIT RINOR NACIONAL TË MAQEDONISË

Afati dhe mënyra e paraqitjes

Të gjithë kandidatët e interesuar duhet të paraqesin dokumentacionin si vijon:

– Biografi të shkurtër;

– Letër motivimi;

Të gjithë kandidaturat duhet të mbërijnë në postën elektronike në adresën:

 applications@nms.org.mk

Me shënim: Paraqitje për Sekretar të përgjithshëm të KRNM-së

Afati i dorëzimit të kandidaturave është 06.09.2019, deri në ora 23:59

Detyrat kryesore të pozitës së Sekretarit të përgjithshëm:

  1. Udhëheqje me Zyrën ekzekutive të KRNM-së;
  1. Përfaqësim dhe prezantim i KRNM-së;
  1. Zbatim i politikave të KRNM-së në drejtim të realizimit të misionit dhe vizionit të KRNM-së;

Detyrat dhe përgjegjësitë e Sekretarit të përgjithshëm:

E përfaqëson dhe prezanton KRNM-në në qarkullimin juridik dhe ndaj personave të tretë;

Udhëheq me mjetet e KRNM-së në pajtim me mundësitë dhe me dispozitat ligjore pozitive si dhe me rreguloret e brendshme dhe rregullativat e KRNM-së;

E zbaton politikën, konkluzionet dhe vendimet e miratuara nga Bordi drejtues ose Kuvendi;

Bashkëpunon me anëtarët e Bordit drejtues për çështje në lidhje me realizimin e programit, vendimeve dhe akte të tjera të organeve të KRNM-së dhe çështje të tjera nga fusha e punës rrjedhëse së KRNM-së;

I përcakton ekipet e punës të cilët do të përgatisin dhe zbatojnë projektet dhe programet e KRNM-së dhe e ndjek zbatimin e tyre;

E propozon strukturën organizative të zyrës ekzekutive / Sekretariatin Bordit drejtues, e përcakton dhe zbaton politikën e resurseve njerëzore të zyrës ekzekutive, si dhe politikën e motivimit dhe sanksionimit;

Është përgjegjës/e për përpilimin dhe parashtrimin e raportit vjetor programor te Boordi drejtues i KRNM-së. Është përgjegjës për parashtrimin e raporteve financiare deri te Bordi drejtues i KRNM-së, të cilin e përpilon udhëheqësi financiar në KRNM;

E koordinon procesin e grumbullimit të mjeteve fiannciare për KRNM;

Udhëheq me procesin e përpilimit të planeve strategjike, vjetore dhe aksionare të organizatës në bashkëpunim me Bordin drejtues;

Është përgjegjës/e për realizimin e Planit strategjik dhe Programin vjetor të KRNM-së;

E koordinon përpilimin e projekteve, buxhetit programor dhe buxhetin e vetëm organizativ, raportet financiare për donatorët;

Aprovon përllogaritjet për pagesën e pagave për të punësuarit dhe mban evidencë për plotësimin në kohë të të gjtiha obligimeve ligjore në lidhje me punën financiare administrative;

E udhëheq zhvillimin institucional dhe forcimin e kapaciteteve të personelit të KRNM-së në bashkëpunim me Bordin drejtues;

E koordinon punën e koordinatorëve dhe anëtarëve të tjerë të Sekretariatit;

Gjatë punësimit në KRNM, jep propozim për kandidat tek Bordi drejtues i KRNM-së;

Në marrëveshje me Bordin drejtues kryen edhe detyra të tjera dhe ndërmerr përgjegjësi të cilat janë në kuadër të pozitës dhe janë parashikuar me Statutin dhe rregulloret e KRNM-së;

Njohuri të nevojshme dhe shkathtësi të kandidatëve për Sekretar të përgjithshëm

Kualifikime:

  • Arsim të lartë në shkencat shoqërore (i nevojshëm)
  • Minimum 3 vjet përvojë pune përkatëse ( e nevojshme)

 Njohuri specifike dhe përvoja në lidhje me pozitën përkatëse:

  • Udhëheqje fiannciare ( e nevojshme);
  • Menaxhim të burimeve njerëzore ( e nevojshme);
  • Menaxhmet programor dhe projektues të projekteve afatgjata të financuara nga donatorë ndërkombëtarë ( e nevojshme);
  • Njohje e gjuhës angleze ( e nevojshme);
  • Përvojë pune përkatëse në llojet e organizatave-rrjeteve ( e preferueshme);
  • Njohje e menaxhimit organizativ dhe zhvillimit institucional (e nevojshme).

Karakteristika dhe shkathtësi personale:

-Shkathtësi lideri ( e nevojshme);

-Profesionalizëm dhe përkushtim ( e nevojshme);

-Shkathtësi komunikimi ( e nevojshme);

-Punë nën stres dhe me afate të shkurta kohore ( e nevojshme);

-Transparencë (e nevojshme);

-Punë në ekip ( e nevojshme);

-Lojalitet ndaj organizatës dhe qëllimeve të saj ( e nevojshme);

-Shkathtësi për prezantim ( e nevojshme );

-Shkathtësi për negociata ( e  nevojshme);

-Përkushtim ndaj kyçjes së grupeve të synuara ( e nevojshme ).

Kushte për punë:

Pozita është me orar të plotë të punës ( 40 orë në javë), me punë të përkohshme për fundjavë dhe përfshin udhëtime.  Kontrata startuese është (3 muaj) me periudh testuese.

Mandati i Sekretarit të përgjithshëm është 3 vjet me mundësi për ri zgjedhje.

Shuma e pagës:  47,816 denarë – 61,609 denarë, bruto shuma.

Mënyra e seleksionimit:

Kandidatët të cilët do të para – seleksionohen, do të fothen për bisedë nga Bordi drejtues i KRNM-së.  Pritet që personi i seleksionuar të fillojë me punë menjëherë pas marrjes së vendimit të Bordit drejtues të KRNM-së, jo më vonë se 23 Shtator.

Afati i dorëzimit të kandidaturave është 06.09.2019, deri në ora 23:59 Të gjithë kandidaturat duhet të mbërijnë në postën elektronike në adresën: applications@nms.org.mk.

Vetëm kandidatët të para – seleksionuar do të njoftohen për rezultatet.

Leave a comment