KONKURS PËR ANGAZHIM PËR ASISTENT PROJEKTI – MLADIHUB – Digital Youth

logo na bela pozadina

Projekti MLADIHUB – Rini Dixhitale është i implementuar nga Këshilli Rinor Nacional i Maqedonisë- ( KRNM) dhe Odën  Ekonomike e Teknologjisë Informative dhe të Komunikimit – MASIT, me mbështetje të Ambasadës Britaneze në Shkup.

Qëllimi i këtij projekti është që të avancojë aftësitë dixhitale tek të rinjtë, pjesëmarrjen e tyre në shoqëri, si dhe punësimin e tyre duke ofruar trajnime  dhe akademi për aftësi dixhitale në këmbim të shërbimeve dhe punëve vullnetare dhe të dobishme për shoqerinë. Varësisht prej aftësive, interesit dhe nevojave të komuniteteve ku jetojnë, të rinjtë do të duhet të marrin pjesë në nismat e komunitetit, duke përfituar kupon për pjesëmarrje në trajnimet dixhitale dhe të lehta. Deri ne fund të projektit, të rinjtë do të kenë një platformë dhe mbështetje  per t’I fituar dhe përmirësuar aftësitë dixhitale dhe të përgjigjën ndaj transformmimit dixhital të ekonomisë.  Kjo do të përmirsojë mundësitë e tyre për punësim, do të promovojë inovacione si dhe do të mbështet zhvillimin ekonomik te Republikës së Maqedonisë  Veriore.  

Përshkrim i detyrave të punës kryesore:

·  Implementim të aktiviteteve të projektit me koordinim të projekt koordinatorit dhe koordinatorit per komunikim

·  Përgaditje dhe zbatim  të aktiviteteve logjistike dhe ngjarjeve të ndryshme

·  Pëgaditje e përmbajtjes për të rritur dukshmërinë e aktiviteteve të projektit

·  Organizim dhe pjesëmarrje në trajnime dhe takime që janë pjesë e projektit

·  Komunikim me partnerët dhe organizatat e projektit

·  Përgatije të raporteve për aktivitetet e organizuar dhe punën personale

·  Organizim, implementim  dhe mbështetje e aktiviteteve të KRNM

·  Komunikim I rregullt me Sekretarin e përgjithsëm, Bordin drejtues, anëtarët e tjerë të sekretariatit në lidhje me punët aktuale dhe përgjegjësitë e sekretariatit.

Njohuri të nevojshme të kandidatëve 

·  Arsimim të lartë (në vazhdim apo i mbaruar);

·  Përvojë në përgaditje dhe realizim e evenimenteve;

·  Njohuri të avancuara në MSOffice, njohja e programeve për dizajn dhe krijim të përmbajtjeve interaktive do të konsiderohet si përparësi;

·  Aftësi të shkelqyera komunikimi në nivel të lart në gjuhën angleze;

·  Njohja e gjuhës shqipe do të konsiderohet si përparësi;

·  Njohuri dhe përvoj në menaxhim të rrjete sociale;

·  Aftësi për përpunim të të dhënave;

·  Njohuri në procedurat administrative- teknike me dontator ndërkombëtarë ( do të konsiderohet si përparësi);

·  Aftësi  të punës në ekip, ndër presion dhe me afate të caktuara;

·  Aftësi për komunikim me organizata tjera, furnitorë, dhe partnerët;

·  Njohuri të punës të KRNM, si dhe sekorit civil ne R.M.V;

·  Anëtarësi në organizata, apo anëtarë në KRNM do të konsiderohet si përparësi;

·  Proaktivitet dhe performancë e lartë me mbikqyrje minimale;

·  Mundësi për të punuar gjatë fundjavave ;

Kushtet për punë:

Pozita është me orar të plotë të punës (40 orë në javë), në Shkup. Kandidatët e përzgjedhur do të angazhohen  me nënshkrimin të kontatës për (6 muaj) me mundësi për vazhdim.

Shuma e pagës:  21.000 denarë – neto shuma.

Afati i dorëzimit të aplikimeve është 10 Shtator 2019, deri në ora 23:59

Kandidati I zgjedhur do të fillojë me punë jo më vonë se 20 Shtator.

 Të gjithë aplikimet duhet të mbërijnë në postën elektronike në adresën: applications@nms.org.mk.

 Të gjitha kandidatët do të duhet të dorëzojnë dokumentet e mëposhtme:

Biografi të shkurtër ( CV në gjuhën maqedonase)

Letër motivimi ( në gjuhën maqedonase) në adresën: applications@nms.org.mk. me shënim emër mbiemër – MLADIHUB Digital Youth

*Vetëm kandidatët të cilët do të përzgjidhen për intervistë do të kontaktohen.

*Aplikimet pas afatit të caktuar nuk do të meren parasysh.

Leave a comment