KONKURS PËR ANGAZHIM PËR KOORDINATOR PËR KOMUNIKIM TË Projektit MladiiHUB – Digital Youth

Untitled design (8)

KONKURS

PËR ANGAZHIM PËR KOORDINATOR PËR KOMUNIKIM TË

Projektit MladiiHUB – Digital Youth

Projekti MladiHUB – Rini digjitale është implementuar nga Këshilli Rinor Nacional i
Maqedonisë (KRNM) dhe Oda Ekonomike për Teknologji Informatike dhe Komunikime –
OETIK, mbështetur nga Ambasada e Britanisë në Shkup. Qëllimi i projektit është të avancojë
shkathtësitë digjitale të të rinjve, angazhimi i tyre në komunitet dhe të rrisë punësimin e tyre,
nëpërmjet ofrimit të kurseve dhe akademive për shkathtësi digjitale në këmbim të punës me dobi të
përgjithshme për komunitetin të kryer në mënyrë vullnetare.
Projekti do të ofrojë shkathtësi digjitale dhe shkathtësi të buta për të rinjtë në këmbim të punës me
dobi të përgjithshme në komunitet. Në varësi të shkathtësive, interesave dhe nevojave në
komunitetin ku jetojnë, të rinjtë do të duhet të marrin pjesë në iniciativa në komunitet, duke fituar
kupon i cili do të mundësojë qasje për trajnim për shkathtësi digjitale dhe shkathtësi të buta. Me
këtë, përpos shkathtësive praktike dhe konkrete, të rinjtë do të pajisen e shkathtësi të buta,
rrjetëzim dhe përvojë jetësore nëpërmjet angazhimit në kuadër të komuniteteve të tyre dhe
shoqërisë. Deri në fund të projektit, të rinjtë në vendin tonë do të kenë platformë dhe mbështetje
për tu pajisur dhe për të përmirësuar shkathtësitë e tyre digjitale dhe t’i përgjigjen transformimit
digjital të ekonomisë. Kjo do t’i përmirësojë mundësitë për punësim, do të promovojë inovacione
dhe me këtë do të mbështesë zhvillimin ekonomik të Maqedonisë së Veriut.

Përshkrim i detyrave të punës kryesore:
 Përgatitje e strategjisë për komunikim dhe plan veprim;
 Përgatitje e ueb faqes së projektit (në bashkëpunim me kompaninë e cila do të angazhohet
për përgatitjen e ueb faqes) dhe mjete të tjera për informim, përgatitje e ueb përmbajtjes,
përgjegjës/e për seleksionimin e fotografive dhe ilustrimeve;
 Përpilimi i materialeve promotive të projektit ( defter, fletushka, broshura, stilolapsa, etj.);
 Organizim i ngjarjeve në përbërje të programit për punën e MladiHAB;
 Mirëmbajtje të vazhdueshme të ueb faqes dhe mediave sociale;
 Promovim i projektit dhe mbulim mediatik i aktiviteteve.

Profil i kandidatit për Koordinator për komunikim
 Shkathtësi të shkëlqyera ndër njerëzore dhe komunikuese;
 Proaktivitet dhe plotësim të lartë me mbikëqyrje minimale;
 Aftësi për punë në mjedis pune dinamik;
 Mundësi të punojë në zyrë me bazë në Shkup;
 Fleksibilitet rreth orarit të punës dhe mundësi për punë gjatë vikendeve;
 Mundësi të udhëtojë brenda dhe jashtë shtetit për nevojat e organizatës;

 Të ketë kapacitet të ndërmarrë dhe kryejë obligime me respektim të rreptë të afateve të
dhëna dhe të bëjë prioritete në punë;
 Të ketë kapacitet të punojë me njerëz me prapavijë të ndryshme sociale dhe kulturore;
 Të jetë i aftë të punojë sipas iniciativës së vet.

Njohura të nevojshme dhe shkathtësi të Koordinatorit për komunikim
 Të paktën 2 vjet përvojë pune relevante;
 Arsim të lartë në fushën e komunikimit dhe raporteve me publikun ( e preferueshme);
 Njohuri të shkëlqyera në gjuhën maqedonase dhe angleze, njohja e gjuhës shqipe do të
konsiderohet si përparësi;
 Njohuri dhe përvojë paraprake në organizata qytetare, në veçanti në rrjete / aleanca / ose
organizata rinore, si dhe udhëheqjen e rrjeteve dhe komunikimin me publikun;
 Njohuri të avancuara në MSOffice: Word, Excel, PowerPoint (detyrimisht), njohja e
programeve për dizajnin do të konsiderohet si përparësi;
 Përvojë paraprake në organizimin e ngjarjeve dhe përpilimin e materialeve për promovim;
 Përvojë pune në WordPress ( e preferueshme);
 Njohuri dhe përvojë në media sociale dhe mjete të tjera për informim dhe promovim;
 Përvojë në krijimin e njoftimeve për publikun;
 Përvojë dhe shkathtësi për aplikim, implementim dhe monitorim të aktiviteteve nga projekte
për të rinj;
 Përvojë në punën me palë të ndryshme të tanguara, njëkohësisht (multi stakeholder
approach).

Kushte për punë:
Pozita është me orar të plotë të punës (40 orë në javë)
Shuma e pagës: 24000 – 30000 mkd, neto shuma.
Afati për parashtrimin e kandidaturave (CV të kandidatit & Letër motivimi) është 17.06.2019, deri në ora 10:00. Të gjitha kandidaturat
duhet të arrijnë në postën elektronike, në adresën në vijim: applications@nms.org.mk me shënim:
Paraqitje për Koordinator për komunikim- KRNM
Vetëm kandidatët të cilët do të seleksionohen për intervistë do të kontaktohen. KRNM e
rruan të drejtën të prolongojë thirrjen e hapur nëse konsideron se e njëjta është e
nevojshme.

Leave a comment