Shpallje për pozitë pune Koordinator për Anëtarësim në KRNM

logo-na-bela-pozadina (1)

KËSHILLI RINOR NACIONAL I MAQEDONISË (KRNM) KA NEVOJË PËR KOORDINATOR PËR ANËTARËSIM PËR IMPLEMENTIM EFIKAS DHE EFEKTIV TË AKTIVITETEVE PROGRAMORE TË PROJEKITT TË ORGANIZATËS

Përshkrim i detyrave të punës për Koordinator për anëtarësim:

  • Komunikim përkatës, cilësor dhe në kohë me anëtaret organizative të KRNM-së;
  • Përgatitja dhe realizimi i planit për takime të rregullta periodike me organizatat anëtare;
  • Komunikim i rregullt me Komisionin për anëtarë dhe mbështejtje të punës së saj, para mbajjtes së Asamblesë së Përgjithshme të KRNM-së;
  • Detektimi i mundësive për anëtarësim të organizatave të tjera potenciale dhe tërheqjen e anëtarëve të rinj;
  • Koordinim i punës së Zyrave Rajonale të KRNM-së, organizim i takimeve me koordinatorë rajonal, komunikim i rregullt me koordinatorë rajonal dhe sigurimi i informacioneve për aktivitetet në nivel lokal;
  • Zhvillimi dh ezbatimi i mekanizmave për detektimin e nevojave dhe preferencave të organizatave anëtare të KRNM_së dhe transmetimi i tyre te Bordi drejtues i KRNM-së;
  • Përfshirja përkatëse e organizatave anëtare në proceset e planifikimit strategjik, vjetor dhe projektues dhe sigurimi i kontributit në kohë nga organizatat anëtare në përpilimin e planeve dhe projekteve;
  • Identifikimi i nevojave për zhvillimin e kapaciteteve të organizatave anëtare, përpilimi i planit për ndërtimin e kapaciteteve dhe koordinimin e organizatave anëtare të KRNM-së për pjesëamrrje në proceset e ndërtimit të kapaciteteve;
  • Planifikimi i suksesshëm dhe në kohë, zbatimi dhe koordinimi i aktiviteteve projektuese konkrete, për të cilat është obliguar;
  • Përpilimi i matricave për monitorim dhe evaluim dhe implementimi i tyre për nevojat e punës së porjektit;
  • Përpilim i narracionit ( raporte periodike dhe finale) për donatorë, Kuvend, Sekretarin e Përgjithshëm dhe Bordin Drejtues të KRNM-së;
  • Mbështetje gjatë përpilimit të ftesave për evente të KRNM-së, në koordinim me anëtarët e sekretariatit;
  • Koordinim i rregullt me Sekretarin e përgjithshëm, Bordin drejtues dhe anëtarët të tjerë të sekretariatit për punët rrjedhëse dhe obligimet e Sekretariatit.

Dije dhe shkathtësi të nevojshme për Koordinatorin për anëtarësi

  • Të jetë i njoftuar me punën e KRNM-së, si dhe të sektorit civil në shtet.
  • Njohje dhe përvojë paraprake për sektorin civil / rinor, në veçanti në udhëheqjen e rrjeteve / këshilave dhe / ose organizata rinore dhe politika rinore në kuadër të Maqedonisë;
  • Minimum dy vjet përvojë pune përkatëse, në organizata të llojit rrjete;
  • Përvojë në palikim, implementim dhe monitorim të aktiviteteve projektuese për të rinj;
  • Njohja e proceseve për ndërtimin e kapaciteteve;
  • Përvojë në planifikim dhe implementimin e monotorimit dhe evaluimit,
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme për komunikim, sensitivitet komunikues dhe korrektësi,
  • Njohje e avancuar me MS Office: Word, Excel, PowerPoint;
  • Njohje e lartë e gjuhës angleze, të folurit dhe të shkruarit; Njohja e gjuhës shqipe do të konsiderohet si përparësi;
  • Anëtarësimi në organizatë anëtare të KRNM-së, do të konsiderohet si përparësi;
  • Proaktivitet dhe plotësim i lartë me mbikëqyrje minimale;
  • Gatishmëri dhe afëtsi për punë në ekip, nën presion dhe në kornizë të kufizuar kohore;
  • Mundësi për punë në zyrë me bazë në Shkup;
  • Të ketë kapacitet të punojë me njerëz me prapavijë të ndryshme sociale dhe kulturore;
  • Fleksibilitet rreth orarit të punës dhe mundësi të punojë gjatë uikendeve;
  • Mundësi të udhëtojë në kuadër të shtetit dhe jashtë shtetit për nevojat e organizatës.

Kushte për punë:

Pozita është me orar pune deri në 40 orë në javë.  Kandidatët e selektuar do të angazhohen me nënshkrimin e marrëveshjes për 3 muja, me mundësi për vazhdim.

Paga fillestare do të jetë prej 23. 000 deri në 25.000 denarë neto, me mundësi për rritje në varësi të angazhimeve të projektit dhe rezultatet nga puna gjatë periudhës provuese prej 3 muaj.

Afati dhe mënyra e paraqitjes:

 Të gjithë kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë edhe dokumentet në vijim:

  • Biografi të shkurtë;
  • Letër motivimi;

 

Të gjtihë kandidaturat duhet të arrijnë në postën elektronike në këtë adresë: applications@nms.org.mk me shënim:  Paraqitje për Koordinator për anëtarësi të KRNM-së, më të sovi deri më 28.11.2019, ora 23:59.

 

Mënyra e seleksionimit:

Kandidatët që do të zgjidhen në rrethin e parë, do të ftohen për testim dhe intervistë.  Pritet që personi i përzgjedhur, të fillojë me punë menjëherë pas përfundimit të procesit.  Kandidatët me dokumentacion të pa kompletuar dhe aplikim të dorëzuar pas skadimit të afatit, nuk do të shqyrtohen.

Do të kontaktohen Vetëm kandidatët të cilët do të seleksionohen për intervistë.

*KRNM e mban të drejtën të prolongojë thirrjen nëse mendon se është e nevojshme ta bëjë këtë.

Leave a comment