
Thirrje e hapur për nominimin e
Kryetarit të Këshillit Rinor Nacional të Maqedonisë
Afati: 31.07.2019, 23:59
Në vigjilje të Kuvendit të rregullt vjetor, Këshilli Rinor Nacional i Maqedonisë, hap thirrje për nominimin e Kryetarit. Këshilli Rinor Nacional i Maqedonisë (KRNM) ju bën thirrje të gjithë anëtarëve të interesuar të organizatave anëtare të KRNM-së të paraqesin dhe të të jenë pjesë e udhëheqësisë së KRNM-së.
Çdo kandidat i nominuar do të ketë mundësi të prezantojë nominimin e vet gjatë Kuvendit të Përgjithshëm. Zgjedhjen do tl kryhet me votim të fshehtë nga anëtaret e plotfuqishme të KRNM-së gjatë Kuvendit të Përgjithshëm.
Sipas Statutit të KRNM-së, Kryetari përfaqësohet nëpërmjet:
Neni 50
Kryetari është organ i pavarur i cili përfaqëson dhe prezanton KRNM-në, ndërsa për punën e vet përgjigjet para Kuvendit të KRNM-së.
Kryetari i KRNM-së është anëtar i Bordit drejtues sipas funksionit dhe udhëheq me punën e Bordit.
Kryetari i KRNM_së zgjidhet me mandat në kohëzgjatje prej dy vjet, me mundësi të zgjidhet përsëri.
Kryetarin e zgjedh Kuvendi i KRNM-së me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i Kuvendit.
Nëse asnjë nga kandidatët nuk e fiton shumicën nga paragrafi 4, organizohet rrethi i dytë i votimit në të cilin marrin pjesë kandidati i parë i ranguar dhe i dytë sipas numrit të votave.
Në rrethin e dytë do të konsiderohet si i zgjehdur ai kandidat i cili ka fituar shumicën e votave të përfaqësuesve të Kuvendit, por jo më pak se 1/3 e numrit të përgjithshëm.
Nëse në zgjedhjet është kandiduar vetëm një kanidat, i njëjti do të konsiderohet i zgjedhur nëse fiton shumicë votash nga votat e përfaqësuesve të Kuvendit, por jo më pak se 1/3 e numrit të përgjithshëm të votave.
Neni 51
Kryetari kujdeset për punën e KRNM-së, të jetë në pajtim me Kushtetutën, dispozitat ligjore dhe nënligjoe, si dhe në pajtim me Statutin dhe aktet të tjera të KRNM-së dhe kujdeset për zbatimin e vendimeve të organeve të KRNM-së.
Kryetari i KRNM-së, është i autorizuar të ndërmarrë veprime në lidhje me të gjtiha aktivitetet rrjedhëse të KRNM-së me përjashtim të marrjes së vendimeve dhe ndërarrjes së veprimeve të cilat janë nën kompetencë të Kuvendit të Bordit drejtues.
Sipas nenit 52 të Statutit të KRNM-së, Kryetari i ka kompetencat si vijon:
– Kryesonm me seancat e Kuvendit dhe Bordit drejtues të KRNM-së;
– E ndjek punën dhe bën koordinimin e organeve dhe trupave ekzekutuese dhe operative të KRNM-së në lidhje me aktivitetet e përcaktuara dhe kujdeset për realizimin e rregullt të punëve të cilat kryhen në kuadër të KRNM_së;
– Është i hapur për zbatimin e vendimeve të Kuvendit dhe Bordit drejtues të KRNM-së;
– Në bazë të vendimit të Bordit drejtues hap dhe mbyll llogari bankiere të KRNM-së;
– E përfaqëson KRNM-në me thirrje ose me iniciativë personale të ngjarjeve, manifestimeve, takime dhe tubime të cilat i organizon KRNM-ja, anëtaret e saj, organizata të tjera ndërkombëtare dhe nacionale, organet shtetërore, njësitë e vetëqeverisjes lokale dhe organet të tjera dhe organizata, nëse kjo është në pajtim me qëllimet e KRNM-së, ndërsa me konsultim paraprak të BD;
– Paraqet raport për punën e KRNM-së gjatë periudhës së mandatit;
– Kujdeset për harmonizimin e punës financiare dhe materiale të KRNM-së me dispozita ligjore;
– Kryen punë të tjera në pajtim me ligjin, këtë Statut, akte interne të KRNM-së dhe aktet të Kuvendit;
Të gjithat anëtaret organizative kanë të drejtë të nominojnë një anëtar të organizatës së tyre.
Paraqitja kryhet me:
- Plotësimin e formularit për aplikim – kryetar
- Letër për mbështetje nga organizata e cila e nominon (Organizata duhet të jetë anëtare e plotfuqishme e KRNM-së)
- CV të kandidatit
- Letër motivimi
Personi i nominuar duhet të jetë i moshës 18 – 35 vjet. Paraqitjet duhet të dërgohen në adresën elektronike të KRNM-së, applications@nms.org.mk me shënim
“Nominim për Kryetar të KRNM-së”. Thirrja është e hapur deri më 31.07.2019, 23:59
Për më tepër informata vizitoni zyrën e Këshillit Rinor Nacional të Maqedonisë, me lokacion në rr. Aminta Treti 29/1-3, Shkup, ose drejtohuni në adresën elektronike të KRNM-së, info@nms.org.mk ose në telefonin 078 350 531.