Thirrje për asistent të projektit “Mbështetje të reformave zgjedhore në Republikën e Maqedonisë së Veriut”

logo-na-bela-pozadina (1)

“Mbështetje për reformat zgjedhore në Republikën e Maqedonisë së Veriut” është projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SCD) dhe ka për qëllim të mbështesë proceset zgjedhore demokratike dhe të besueshme të cilat e lehtësojnë pjesëmarrjen politike dhe integrimin social me atë që votuesve do tu mundësojnë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre dhe prej tyre të kërkojnë llogaridhënie.  Aktivitetet kryesisht janë të drejtuara kah tre target grupe të ndryshme, si më poshtë: administrata zgjedhore, partitë politike dhe sektori civil.  Projekti implementohet nëpërmjet Fondacionit Ndërkombëtar për Sisteme Zgjedhore (IFES) në partneritet me Këshillin Rinor Nacional të Maqedonisë.

Periudha e realizimit:  Gusht 2019 – në mënyrë rrjedhëse

Përshkrim i detyrave kryesore të punës

 

  • Ndihmon në zbatimin e aktiviteteve të projektit të cilat janë në ingerencë të Këshillit Rinor Nacional të Maqedonisë;
  • I mbledh, përpilon dhe dorëzon në këqyrje te koordinatori i projektit të gjitha raportet dhe dokumentet të tjera të nevojshme para se t’i dërgohen të gjitha  IFES-it;
  • Komunikon me partnerët e projektit dhe bashkëpunëtorë me qëllim të sigurojë cilësi të dërgesave dhe raporteve të dërguara te IFES;
  • Ndihmon gjatë dërgimit të raporteve të rregullta financiare, si dhe raporte për progres gjatë punës;
  • Ndërmerr detyra operative, administrative dhe logjistike në pajtim me planin për punë.

Kualifikime:

  • Arsim i lartë ( në rrjedhë ose i përfunduar);
  • Përvojë në përgatitjen dhe realizimin e eventeve;
  • Njohja e shkëlqyer e Microsoft Office veglave, njohja e veglave për dizajn dhe krijimin e përmbajtjeve interaktive, do të konsiderohet përparësi;
  • Afëtsi për punë në ekip, nën presion dhe në kornizë të kufizuar kohore;
  • Njohje e shkëlqyer e gjuhës angleze (njohja e gjuhës shqipe do të konsiderohet si përparësi);

Aftësi për komunikim të pa penguar me organizata, furnizues dhe partnerë,

  • Anëtarësimi në organizatë anëtare të KRNM-së, do të konsiderohet si përparësi;
  • Mundësi për punë gjatë vikendeve;
  • Mundësi të udhëtojë në kuadër të shtetit dhe jashtë shtetit për nevojat e
  • Përvoja në punën me organizata qytetare do të konsiderohet përparësi.

Kushte për punë:

Pozita është me orar pune deri në 40 orë në javë, në Shkup.

Paga: 21.000 denarë, neto.

Mënyra dhe afati i paraqitjes:

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në e tyre ( në gjuhën angleze) dhe Letër motivimi (në gjuhën angleze) në këtë e- mail: applications@nms.org.mk me titull / shënim Asistent i projektit (emri dhe mbiemri) më së voni deri më 25.12.2019, ora 23:59.

Leave a comment