Thirrje për asistent të projektit “MladiHUB – rinia digjitale”

logo-na-bela-pozadina (1)

Projekti “MladiHUB – Rinia digjitale”  implementohet nga Këshilli Rinor Nacional i Maqedonisë(KRNM) dhe Oda Ekonomike për Tekologji Informatike dhe Komunikuese – OETIK, e mbështetur nga Ambasada e Britanisë Shkup.  

Qëllimi i projektit është të përmirësojë aftësitë digjitale të të rinjve dhe të rrisë punësimin e tyre duke ofruar kurse dhe aftësi digjitale të aftësive në këmbim të punës vullnetare dhe punës me dobi të përgjithshme në komunitet.  Në varësi të aftësive, interesave dhe nevojave të komuniteteve në të cilat ata jetojnë, të rinjtë do të duhet të marrin pjesë në iniciativat e komunitetit, duke fituar një kupon që do tu lejojë qasjen në trajnime digjitale dhe aftësi të buta. Deri në fund të projektit, të rinjtë në vendin tonë do të kenë platformën dhe mbështetjen për të fituar dhe përmirësuar aftësitë e tyre digjitale dhe t’i përgjigjen transformimit digjital të ekonomisë. Kjo do të përmirësojë mundësitë për punësim, do të promovojë inovacionin dhe në këtë mënyrë do të mbështesë zhvillimin ekonomik të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Përshrkim i detyrave kryesore të punës

  • Zbatimi i aktiviteteve të projektit në koordinim me koordinatorin e projektit dhe koordinatorin për komunikim;
  • Përgatitja dhe realizimi i aktiviteteve dhe ngjarjeve logjistike;
  • Përgatitja e përmbajtjes për rritjen e dukshmërisë së aktiviteteve të projektit;
  • Organizimi dhe pjesëmarrja në trajnime dhe takime që rezultojnë nga projekti;
  • Komunikim me partnerët dhe bashkëpunëtorët e projektit
  • Përpilimi i raporteve për aktivitetet e organizuara dhe punën e kryer,
  • Organizim, implementim dhe mbështetje të aktiviteteve të tjera të KRNM-së,
  • Koordinim i rregullt me Sekretarin e përgjithshëm, Bordin drejtues dhe anëtarët të tjerë të sekretariatit për punët rrjedhëse dhe obligimet e Sekretariatit,

 

Dije dhe shkathtësi të nevojshme, të kandidatëve: 

  • Arsim i lartë ( në rrjedhë ose i përfunduar);
  • Përvojë në përgatitjen dhe realizimin e eventeve;
  • Njohja e shkëlqyer e Microsoft Office veglave, njohja e veglave për dizajn dhe krijimin e përmbajteve interaktive, do të konsiderohet përparësi;
  • Shkathtësi të shkëlqyera komunikuese, me nivel të lartë të foljes dhe shkrimit të gjuhës angleze;
  • Njohja e gjuhës shqipe do të konsiderohet si përparësi;
  • Njohje dhe përvojë me udhëheqjen e rrjeteve sociale;
  • Shkathtësi për përpunimin e të dhënave;
  • Njohja e procedurave administrative – teknike të donatorëve ndërkombëtar do të konsiderohet përparësi,
  • Afëtsi për punë në ekip, nën presion dhe në kornizë të kufizuar kohore,;
  • Afëtsi çpër komunikim të pa penguar me organizata, furnizues dhe partnerë,
  • Njohja e punës së KRNM-së, si dhe e sektorit civil në R. e Maqedonisë;
  • Anëtarësimi në organizatë anëtare të KRNM-së, do të konsiderohet si përparësi;
  • Mundësi për punë gjatë uikendeve;
  • Mundësi të udhëtojë në kuadër të shtetit dhe jashtë shtetit për nevojat e organizatës.

 

Kushte për punë:

Pozita është me orar pune deri në 40 orë në javë, në Shkup.  Kandidatët e selektuar do të angazhohen me nënshkrimin e marrëveshjes për 6 muaj, me mundësi për vazhdim.

Paga: 21.000 denarë, neto.

 

Afati dhe mënyra e paraqitjes:

Afati për aplikim është deri më 1 dhjetor, 2019, ora 23:59;

Kandidati i zgjedhur do të fillojë me punë më së voni deri më 15 dhjetor.

 

Të gjithë kandidatët e  interesuar duhet të dërgojnë edhe dokumentet në vijim:

Biografi të shkurtë (CV në gjuhën maqedonase);

Letër motivimi në gjuhën maqedonase.

Në postën elektronike applications@nms.org.mk   me titull/ shënim (emër dhe mbiemër) – Asistent projekti në KRNM – MladiHUB 

 

*Vetëm personat e përzgjedhur do të njoftohen për intervistë.

*Të gjtiha aplikimet pas afatit të përcaktuar nuk do të merren parasysh

Leave a comment