Thirrje për Koordinatorit për Komunikim e Projektit “MladiHUB – Rinia digjitale”

logo-na-bela-pozadina (1)

Projekti “MladiHUB – Rinia digjitale”  implementohet nga Këshilli Rinor Nacional i Maqedonisë (KRNM) dhe Oda Ekonomike për Tekologji Informatike dhe Komunikuese – MASIT, e mbështetur nga Ambasada e Britanisë Shkup.  Qëllimi i projektit është të përmirësojë aftësitë digjitale të të rinjve dhe të rrisë punësimin e tyre duke ofruar kurse dhe aftësi digjitale të aftësive në këmbim të punës vullnetare dhe punës me dobi të përgjithshme në komunitet. Projekti do të ofrojë shkathtësi digjitale dhe të buta për të rinjtë, në këmbim të punës me dobi të përgjithshme në komunitet.  Në varësi të aftësive, interesave dhe nevojave të komuniteteve në të cilat ata jetojnë, të rinjtë do të duhet të marrin pjesë në iniciativat e komunitetit, duke fituar një kupon që do tu lejojë qasjen në trajnime digjitale dhe aftësi të buta. Me këtë përpos shkathtësive praktike dhe konkrete, të rrinjtë do të fitojnë shkathtësi të buta, rrjetësim dhe përvojë jetësore nëpërmjet angazhimit në kuadër të komunitetit dhe shoqërisë së tyre.  Deri në fund të projektit, të rinjtë në vendin tonë do të kenë platformën dhe mbështetjen për të fituar dhe përmirësuar aftësitë e tyre digjitale dhe t’i përgjigjen transformimit digjital të ekonomisë. Kjo do të përmirësojë mundësitë për punësim, do të promovojë inovacionin dhe në këtë mënyrë do të mbështesë zhvillimin ekonomik të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

Përshrkim i detyrave kryesore të punës

  • Përgatitija e strategjisë për komunikim dhe plan veprim;
  • Përpilimi i ueb faqes së projektit ( në bashkëpunim me kompani e cila do të angazhohet për përpilimin e ueb faqes dhe kanale të tjera informative, përpilimi i ueb përmbajtjeve, seleksionim i fotografive dhe ilustrimeve;
  • Përgatitja e materialit pët promovim për projektin (fletore, fletushka, broshura, stilolaps etj.);
  • Organizimi i eventeve në përbërje të programit për punën e MladiHab;
  • Mirëmbajtje e vazhdueshme e ueb faqes dhe mediave sociale;
  • Promovimi i projektit dhe sigurimi i mbulimit mediatik të aktiviteteve.

Profili i kandidatit për Koordinator për komunikim

  • Shkathtësi të shkëlqyera ndërnjerëzore dhe komunikuese,
  • Proaktivitet dhe plotësim i lartë me mbikëqyrje minimale;
  • Aftësi për punë në mjedin pune dinamik;
  • Mundësi për punë në zyrë me bazë në Shkup;
  • Fleksibilitet rreth orarit të punës dhe mundësi të punojë gjatë uikendeve;
  • Mundësi të udhëtojë në kuadër të shtetit dhe jashtë shtetit për nevojat e
  • Organizatës;
  • Të ketë kapacitet të ndërmarrë dhe kryejë obligime me rrespektim të rreptë të afateve të dhëna dhe të krijojë prioritet për punën;
  • Të ketë kapacitet të punojë me njerëz me prapavijë të ndryshme sociale dhe kulturore;
  • Të jetë i / e aftë të punojë sipas iniciativave të veta.

Njoduri të nevojhsme dhe shkathtësi të Koordinatorit për komunikim

  • Të paktën 2 vjet përvojë pune relevante;
  • Arsim i lartë në fushën e komunikimit dhe marrëdhënie me publikun ( e dëshirueshme);
  • Njohje e shkëlqyer e gjuhës maqedonase dhe angleze, njohja e gjuhës shqipe do të konsiderohet si përparësi;
  • Njohje dhe përvoja paraprake në organizata qytetare, në veçanti në rrjete / unione / ose organizata rinore, si dhe udhëheqja e rrjeteve dhe komunikimi me publikun;
  • Njohje e avancuar me MS Office: Word, Excel, PowerPoint ( e detyrueshme) njohja e programeve për dizajn dhe WordPress do tw konsiderohet si përparësi;
  • Përvojë paraprake në organizimin e ngjarjeve dhe formulimin e materialeve promovuese;
  • Njohje dhe përvojë me media sociale dhe mjete të tjera për informim dhe promovim;
  • Përvojë në krijimin e opinionit publik;
  • Përvojë dhe shkathtësi për përgatitjen e aplikacioneve, implementimin dhe monitorimin e aktiviteteve të projektit për të rinj;
  • Përvojë në punë me palë të ndryshme të interesuara njëkohësisht  (multi stakeholder
    approach).

Kushte për punë:

Pozicioni është me orar të plotë të punës (40 orë në javë )

Shuma e pagës:  24000 – 30000 denarë, neto shumë.
Afati për dërgimin e Cv-së dhe letrës motivuese është 1.12.2019 deri në ora 23:59.

Të gjtiha kandidaturat duhe të arrijnë në postë elektrnike në këtë adresë:  applications@nms.org.mk me shënim: (emër dhe mbiemër) – Koordinator për komunikime në KRNM – MLADIHub

Do të kontaktohen vetëm kandidatët të cilët do të përzgjidhen për intervistë.

*KRNM e mban të drejtën të prolongojë thirrjen nëse mendon se është e nevojshme ta bëjë këtë.

Leave a comment