Thirrje për shërbime konsultimi për hartimin e Strategjisë për Qëndrueshmërinë e Projektit “MladiHab-Rini Digjitale”

logo-na-bela-pozadina (1)

Informacione të përgjithshme

Projektin “MladiHab- Rini Digjitale” e implementojnë Këshilli Rinor Nacional i Maqedonisë dhe Oda Ekonomike për Teknologji Informatike dhe të Komunikimit – MASIT, ndërsa financohet nga Fondi për Sundim të Mirë i Mbretërisë së Bashkuar.  Në kuadër të projektit, të rinjtë të moshës nga 15 deri në 29 vjeç, kanë qasje në trajnime për aftësi digjitale dhe afariste, nga ofrues të autorizuar në këmbim të punës me dobi të përgjithshme.  Në kuadër të projektit, përgatitet edhe platforma për punësim, e cila do të përfshijë tre lloje të angazhimeve: angazhim, pune, me honorar dhe punë vullnetare / praktikante.

Fushëveprimi i punës

Hartimi i Strategjisë për Qëndrueshmërinë e Projektit “MladiHab – Rini Digjitale”, bëhet me qëllim të përcaktimit të planit për vetë- qëndrueshmëri afatgjate të projektit.  Përfshirja e Strategjisë:

  • Analizë e aktiviteteve, burimeve dhe projekteve themelore të projektit (trajnime, punë me dobi të përgjithshme, platformë për punësim);
  • Hulumtimi i tregut të trajnimeve për aftësi digjitale dhe ueb platforma për punësim;
  • Qasje drejt pozicionimit në treg të “MladiHub- Rini Digjitale”;
  • Plan financiar nëpërmjet të paktën 3 skenarëve për vetë qëndrueshmëri:
    • Pozicionimi i projektit si ndërmarrje sociale me analizë të detajuar të rregullave fiskale, ekonomike dhe administrative;
    • Analizë e mundësive dhe plan për bashkëpunim dhe tërheqjen e investitorëve nga sektori publik;
    • Analizë e mundësive dhe plan për tërheqjen e investitorëve nga sektori privat;
  • Menaxhim dhe organizim i brendshëm;
  • Plan veprim për implementimin e Strategjisë;

Produkti final

  • Strategji për Qëndrueshmërinë e Projektit “MladiHab-Rini Digjitale”
  • Plan veprim për implementimin e Strategjisë për Qëndrueshmërinë e Projektit “MladiHab-Rinia Digjitale”

Zbatimi i aktiviteteve

Pas zgjedhjes së kandidatit më të përshtatshëm, ekipi i projektit do të ndajnë të gjitha dokumentet relevante për projektin që do të duhet të jenë baza për hartimin e Strategjisë.

Eksperti do të lidhë marrëveshje me Këshillin Rinor Nacional të Maqedonisë, me çka do të rregullohen të drejtat dhe obligimet e të dyja palëve.

Strategjia dhe plani i veprimit duhet të hartohen deri më 31.10.2020.

Propozim korniza kohore e aktiviteteve të projektit:

 

15 korrik 2020 Zgjedhja e ekspertit dhe nënshkrimi i marrëveshjes
 Korrik – shtator 2020 Realizimi i hulumtimit /analizës
30 shtator 2020 Dorëzimi i draft versionit të Strategjisë dhe plan veprimit te ekipi i projektit
tetor 2020 Harmonizim i versionit fillestar të Strategjisë dhe planit të veprimit me udhëzimet dhe instruksionet e ekipit të projektit
31 tetor 2020 Dorëzimi i versionit final të Strategjisë për Qëndrueshmëri Financiare të Projektit “MladiHab-Rini Digjitale” dhe plani veprimi, te ekipi i projektit.

Mënyra e paraqitjes dhe përzgjedhjes

Të drejtë për pjesëmarrje në këtë thirrje kanë subjekte juridike dhe persona fizik.

Kualifikime të nevojshme:

  • Minimum pesë vjet përvojë në hartimin e analizave ekonomike dhe biznes planeve;
  • Përvojë në hartimin dhe / ose implementimin e programeve ose projekteve;
  • Përvoja në hartimin e strategjisë dhe biznes planit në lidhje me të rinjtë, trajnime, aftësi digjitale, tregun e punës, punë me dobi të përgjithshme do të konsiderohet si përparësi
  • Përvojë në fushën e zhvillimit të ndërmarrjes sociale;

Dokumente të nevojshme për subjektet juridike:

  • Gjendja aktuale nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut (jo më e vjetër se 6 muaj nga dita e aplikimit)
  • Lista referenciale e të angazhimeve paraprake, të ngjashme të ekspertit / ekspertëve të propozuar;
  • Biografi e shkurtë (rezyme profesionale) e ekspertit / ekspertëve
  • Plan për punë – përmbajtja e Strategjisë dhe përshkrim i aktiviteteve të planifikuara për hartimin e Strategjisë
  • Ofertë financiare

Dokumente të nevojshme për personat fizik:

  • Lista referenciale e të angazhimeve paraprake, të ngjashme
  • Biografi e shkurtë (rezyme profesionale) e ekspertit
  • Plan për punë – përmbajtja e Strategjisë dhe përshkrim i aktiviteteve të planifikuara për hartimin e Strategjisë
  • Ofertë financiare

Nëse paraqitet grup ekspertësh ose subjekt juridik, detyrimisht duhet të dorëzohen biografi profesionale për të gjithë personat fizik, të cilët do të marrin pjesë në hartimin e Strategjisë dhe Plan veprimit.

Kompensimi maksimal i parashikuar (bruto shuma) për shërbimet e kryera të subjektit juridik ose personit fizik është 4000 funta britanike, në kundërvlerë të denarit.  Pagesa do të kryhet në disa këste, nga të cilat kësti i parë pasi të aprovohet plani për punë  nga ana e ekipit të projektit, ndërsa kësti i fundit pas përfundimit të analizës përfundimtare, në pajtim me dinamikën e dakordësuar për realizimin e aktiviteteve të planifikuara.

Të gjitha aktivitetet të tjera në lidhje me zbatimin e analizës ( si për shembull: shpenzime për rrugë, realizim i veglave të cilat do të përdoren për grumbullimin e të dhënave dhe ngjashëm) duhet të përfshihen në shumën e përgjithshme dhe janë shpenzim i realizuesve.

Procesi i përzgjedhjes do të realizohet nëpërmjet vlerësimit të planit për punë (maksimum 5 pikë), evaluim i rezymesë profesionale (CV) (Maksimum 5 pikë) dhe evaluim i angazhimeve të ngjashme, paraprake (maksimum 5 pikë). Gjatë zgjedhjes së ofertës, do të zbatohet kriteri për zgjedhjen e ofertës ekonomikisht më të volitshme.

Dokumentet për paraqitje/ aplikim duhet të dërgohen në applications@nms.org.mk dhe vesna.radinovska@nms,org.mk më së voni deri më 1 korrik 2020, me shënim “Strategji për Qëndrueshmëri Financiare të Projektit MladiHab- Rini Digjitale”.  Të gjitha pyetjet plotësuese në lidhje me këtë thirrje, mund t’i dërgoni në mladihub@gmail.com.

Leave a comment