Aktivitete tjera

AKTIVITETE TJERA

RYCO

Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO) është organizatë ndërkombëtarë e themeluar nga shtetet e Ballkanit Perëndimor (Maqedonia, Sërbia, Shqipëria, Kosova dhe Bosna dhe Hercegovina). Qëllimi i RYCO-së është përmes mbëshetjes së organizatave dhe individëve të inicon mobilitet në rajon me qëllim tejkalimin e paragjykimeve ekzistuese, urrejtjen dhe mostolerancën mes të rinjve në rajon.

Në kuadër të KRNM-së funksionon grupi punues për RYCO i përbërë nga anëtarë të organizatave anëtare, grup i cili në mënyrë aktive merr pjesë në të gjitha proceset nacionale dhe lokale në lidhje me RYCO-në.

Dialogu Strukturor

Dialogu Strukturor është proces i madh konsultativ në nivel evropian ku të rinjtë nga Bashkimi Evropian, por edhe nga shtete tjera të Europës kanë mundësi të japin mendimin dhe rekomandimet e tyre për ndodhi rrjedhëse në interes të të rinjve.

Këshilli Rinor Nacional i Maqedonisë merr pjesë në Konferencat Evropiane Rinore në të cilat ka mundësi ti jep mendimet dhe rekomandimet e veta.  Mirëpo, duke e marrë parasysh faktin që grupi punues nacional ende nuk është formuar në Maqedoni, konsultime më të gjëra ku do të përfshihej numër më i madh i të rinjve nuk realizohen.