Projekte rrjednëse

PROJEKTE RRJEDHËSE

Mladi.mk

MLADI.MK është platformë për informim rirnor, e inicuar dhe e vendosur nga ana e Këshillit Rinor Nacional të Maqedonisë (KRNM) në mars të vitit 2016. MLADI.MK mundëson hapësirë për komunikim direkt mes organizatave, institucioneve dhe të rinjve, për promovim të mundësive të ndryshme dhe shpërndarje të informatave relevante. Për momentin platformën e shfrytëzojnë 41 organizata, të cilat përmes profileve të tyre shpërdajnë thirrje dhe mundësi për arsim, zhvillim, vullnetarizëm, punë praktike, punë, konkurse dhe evenimente, në vend dhe jashtë. Deri tek mladi.mk qaset përmes disa kanaleve: ueb-faqja, aplikacioni mobil (për android the iOS) dhe faqe në Facebook.

Projekti “Me aftësi deri në mundësi për të rinjtë”

“Me aftësi deri në mundësi për të rinjtë” është projekt i mbështetur nga Ambasada Britanike në Shkup dhe ka për qëllim ti rritë mundësitë e të rinjve për punësim dhe të nxisë integrimin e tyre në tregun e punës. Maqedonia është shteti i dytë në Evropë sipas përqindjes së papunësisë, e cila tejkalon 30 përqind, që është indikator i mjaftueshëm për nevojën e kombinimit dhe integrimit të programeve për punësim rinor, si dhe për ndërtim të kapaciteteve të të rinjve përmes trajnimeve për zhvillim të aftësive dhe kompetencave. Ideja kryesore e këtij projekti është pjesëmarrja më e madhe, më shumë mundësi dhe konkurrencë më e madhe, e me këtë edhe të arrihet përqindje me e madhe e punësimeve për të rinj dhe të fitohen përvoja profesionale. Nјëri nga qëllimet e projektit është formimi i MLADI HUB, i cili do të jetë pjesë përbërëse e KRNM-së dhe në mënyrë aktive do të punon për realizimin e një nga pririteteve kyçe të këshillit – promovim i arsimit qytetar dhe zhvillimin e kompetencave, të gjitha me qëllim të vetëm të përmirësohen mundësitë për punësim dhe të rritet pjesëmarrja sociale e të rinjve.

Projekti për Pjesëmarrje Qytetare – Civic Engagement Project (CEP)

Projekti për pjesëmarrje qytetare do të përforcojë angazhimin konstruktiv të organizatave të shoqërisë civile (OSHC) në politikat dhe çështjet e interesit publik, dhe do të zmadhojë dhe mbështesë përfshirjen e të rinjve në jetën shoqërore në Maqedoni. Përmes OSHC, të rinjtë e inkuadruar dhe OSHC-të do të përfitojnë njohuri, motivim dhe do të zhvillojnë shkathtësi të cilat do t’ju mundësojnë të kontribuojnë në diskutimet rreth politikave publike me qeverinë, sektorin privat, mediat dhe OSHC-të tjera. Qëllimi i përgjithshëm i Projektit për pjesëmarrje qytetare është të përforcojë dhe ngrit kapacitetet e OSHC-ve dhe të rinjve me qëllim të avancimit të politikave publike, përmirësimit të shërbimeve publike, nxitje të qeverisjes së mirë si dhe të kontribuojë në përmirësimin e standardit të jetesës të njerëzve në Maqedoni. Projekti është i përkushtuar për barazi gjinore dhe mbrojtjen e të drejtave të grupeve të përjashtuara sociale në Maqedoni.

Projekti “Monitorim i Planit të Aksionit të Strategjisë për të Rinj të Komunës Qendër 2015-2017”

Projekti për Monitorim të Planit të Aksionit të Strategjisë për të Rinj të Komunës Qendër pëd periudhën 2015-2017, ka për qëllim të nxit transparencën dhe llogaridhënien e institucioneve lokale, ta promovon strategjinë, planin e aksionit dhe aktivitetet e planifikuara për të rinjtë në kuadër të Komunës Qendër. Projekti planifikon: trajnim për monitorim të dokumenteve publike, mbledhje dhe analizë e informacioneve me karakter publik, përpilim i kornizës kohore dhe kornizës logjike që bazohet në katër perspektiva – qytetarë të kënaqur, sigurim i shërbimeve, zhvillim i kapaciteteve dhe menaxhim i buxhetit. Më tutje, do të realizohet analizë në teren, ku përmes takimeve të drejtpërdrejta dhe intervista me të rinjtë e Komunës Qendër do të tregohet se deri në çfarë shkalle ti rinjtë e Komunës Qendër janë të njoftuar me aktivitetet e planifikuara në planin e komunës, sa ato aktivitete implementohen në praktikë dhe çfarë efekti kanë. Si rezultat i këtij projekti do të përgatitet Raport Final me rekomandime dhe udhëzime për përmirësim kualitativ të planit të aksionit. Pritet që ky projekt të kontribuon në bashkëpunimin mes KRNM-së dhe Këshillit Rinor Lokal të komunëes dhe me instritucinet tjera relevante lokale.

 Mobilizing Social Action Through Grassroots Initiatives

Këshilli Rinor Nacional i Maqedonisë, në kuadër të kampanjës “Lëviz me gisht” mbështet shoqata qytetare dhe grupa joformale qytetare gjatë realizimit të iniciativave në nivel lokal.

Qëllimi kryesor i kampanjës është të ndërgjegësohet publiku për mundësite e ndryshme shoqërore që janë në domen të secilit individ, si edhe të ofrohen ide dhe mundësi për kontribut në aktivitete në të cilat qytetarët mund të kyçen individualisht, por edhe si grup.

Tre modelet e aktiviteteve që do të mbështeten me këtë kampanjë janë këto:

Intervenime urbane
Intervenimet do të paraqesin objekte ose zgjidhje në mjediset urbane, të dobishme për qytetarët. Shembuj për kësi soj iniciativash janë: rregullimi i parqeve, rregullimi i problemeve me mbeturinat, zgjidhje kreative për edukim dhe animim të qytetarëve etj.

Aktivizëm kreativ
Duke shfrytëzuar forma të ndryshme të artit dhe kreativitetit, organizatat do të mbështeten të mobilizojnë qytetarë që në mënyrë kreative të zgjidhin ndonjë problem ose të rrisin vetëdijen e qytetarëve në lidhje me çështje në interes për shoqërinë.
Në kuadër të këtij modeli do të mbështeten lloje të ndryshme të artit urban, duke përfshirë: grafiti, video projektimi, instalacione artistike, gerilla aksione etj.

Performim artistik
Organizatat do të mbështeten të realizojnë performime artistike që do të aktualizojnë çështje të caktuar që është në interes të shoqërisë. Në mënyrë interaktive dhe kreaktive këto iniciative do u japin mundësi qytetarëve të marrin pjesë në shoqëri.

Kampanja #ИзбориСе/#Zgjidh

Qëllimi i këtij bashkëpunimi është themelim dhe nxitje e dialogut mes partive politike, shoqatave qytetare dhe pushtetit lokal, me qëllim sigurimin e proceseve inkluzive të krijimit të politikave rinore.

Kampanja #Zgjidh planifikon disa aktivitete, të cilat janë në lidhje me zgjedhjet lokale që vijojnë në Maqedoni, të cilat planifikohet të mbahen në vitin 2017.

Takime konsultative me të rinj

Këto takime do të realizohen në 8 rajonet strategjike në Maqedoni, nga ana e koordinatorëve rajonal të KRNM-së. Të njejtat do të kenë për qëllim ti vlerësojnë nevojat reale të të rinjve në nivel rajonal/lokal, të realizueshme në afat më të shkurtër. Nga këto takime do të dalim 8 dokumente me kërkesa të të rinjve, si edhe rekomandime në lidhje me realizimin e këtyre kërkesave.

Forume Publike Rinore
Do të organizohen 8 forume publike rinore në tetë rajonet strategjike të Maqedonisë. Në këto forume partitë politike do të kenë mundësi ti prezantojnë pjesët e programeve të tyre zgjedhore që kanë të bëjnë me të rinjtë. Në këtë mënyrë, por edhe duke shpërndarë informata nga forumi, KRNM do tu mundëson të rinjve të bëjnë zgjedhje të informuar në zgjedhjet lokale.

Pledge Campaign
Implementim i një kampanje publike mediale përmes përfshirjes së aktivistëve rinor në nivel lokal për aktivim të popullatës në nivel lokal. Kampanja do të përfshin aktivitete kreative porosia e të cilave do të shpërndahet kryesisht nga mediat lokale dhe rrjetet sociale. Kjo kampanjë do ti përfshin të gjithë kandidatët në listat për kryetar dhe këshiltarrë me qëllim që publikisht të zotohen për ti realizuar kërkesat dhe nevojat e të rinjve.