Projekte të realizuara

PROJEKTE TË REALIZUARA

“Organizimi Rinor”

Donator: Projekt i USAID-it për Shoqëri Civile i menaxhuar nga FSHHM
Periudha e implementimit: janar – qershor 2014
Për projektin: Qëllimi kryesor i projektit ishte motivimi i organizimit rinor dhe ndërtim i kapaciteteve të organizatave rinore të veprojnë si gjeneratorë të qytetarisë aktive dhe aktivizimit rinor.

“Analizë e Politikave Rinore në Maqedoni”

Donator: Fondacioni Fridrih Ebert dhe Fondacioni Konrad Adenauer
Periudha e implementimit: qershor – nëntor 2014
Për projektin: Projekti inicon revidim të politikës rinore në Maqedoni me qëllim që të vlerësohet gjendja aktuale dhe të ipen rekomandime dhe perspektiva në rritjen e pjesëmarrjes së të rinjve dhe organizatave rinore në procese të krijimit të politikave. Përmes të njejtit adresohet nevoja për rritje të transparencës së procesit të politikbërjes për të rinj.

“Arsimi Qytetar Rinor”

Donator: Ambasada Britanike në Shkup
Periudha e implementimit: maj – dhjetor 2014
Për projektin: Qëllimi kryesor i projektit ishte ti rrit kapacitetet e të rinjve për pjesëmarrje në jetën punlike dhe politike në Maqedoni përmes implementimit të trajnimeve për arsim qytetar.

“Inspiro Pjesëmarrje Rinore”

Donator: Ambasada Britanike në Shkup
Periudha e implementimit: shkurt – prill 2015
Për projektin: Qëllimi i projektit ishte promovim i KRNM-së në nivel nacional dhe realizim i dy hulumtimeve të cilat analizuan nevojat e organizatave anëtare të KRNM-së me qëllim rritjen e kapaciteteve të tyre dhe nevojat e të rinjve në nivel lokal.

“Pjesëmarrja Rinore”

Donator: Ambasada Britanike në Shkup
Periudha e implementimit: maj 2015 – mart 2016
Për projektin: Qëllimi kryesor i projektit ishte që Këshilli Rinor Nacional i Maqedonisë të pozicionohet si trup përfaqësues i të rinjve, përgjegjës për krijimin dhe promovimin e politikave rinore. Përmes projektit u realizuan 11 trajnime për ndërtim të kapaciteteve të organizatave anëtare të KRNM-së dhe organizatave rinore në Maqedoni, u formua Grupi Inspirues rinor MK dhe u krijua aplikacioni mobil mladi.mk

“Informimi Rinor”

Donator: Projekt i USAID-it për Shoqëri Civile i implementuar nga FSHHM
Periudha e  implementimit: maj 2015 – mars 2016
Për projektin: Qëllimi kryesor i projektit ishte të inicohet rrjetëzim ndërrajonaë i organizatave rinore si edhe rritje e informimit rinor në nivel nacional. Përmes projektit u realizuan strategji për informim  rinor në të gjitha rajonet strategjike në Maqedoni dhe u nënshkruan 11 memorandume bashkëpunimi me 11 këshilla rinor lokal.

“Избори се / Zgjidh”

Donator: Instituti Nacional Demokratik (NDI) në Maqedoni
Periudha e implementimit: mars – maj 2016
Për projektin: Projekti paraqet kampanjë nacionale me slloganin #IzboriSe përmes së cilës çështjet rinore u vendosën në fokus të publikut. Kampanja filloi me nënshkrim të deklaratës për promovim të politikave efektive rinore, përmes së cilës 12 parti politike u zotuan që çështjet rinore do të jenë prioritet gjatë përgatitjes së agjendave të tyre.