Ne të rintjë

NE TË RINJTË

Në Strategjinë Nacionale për të Rinj 2016-2015, dokumenti i vetëm për të rinj në Republikën e Maqedonisë, si të rinj janë definuar të gjithe personat në moshë 15-29 vjet.

Të rinjtë në Maqedoni më së shpeshti trajtohen si problem në vend se si resurs i cili mundet të bën ndryshime pozitive të rëndësishme politike, sociale, kulturore dhe ekonomike në shoqëri, duke i sfiduar vazhdimisht normat, vlerat dhe politikat e vendosura. Duke u ballafaquar me përqindje të madhe të papunësisë rinore, pjesëmarrjes dekorative së të rinjve në procese shoqërore dhe politike, rrënie të vazhdueshme të kualitetit të arsimit, mungesë së benefiteve për zhivillim social, kulturor dhe ekononik, të rinjtë në Maqedoni shënojnë trend të shpërnguljes masovike jashtë vendit të tyre.

Për këtë qëllim, është shumë e rëndësishme që të gjitha subjektet dhe palët e interest si Këshilli Rinor Nacional i Maqedonisë, institucionet në të gjitha nivelet, shoqatat qytetare, sektori i biznesit, mediumet, publiku, dhe posaçërisht të rinjtë duhet të veprojnë për përmirësim të standardit për jetë të të rinjve në Maqedoni, dhe për ndërtim të një ardhmërie stabile.