Çka është KRNM-ja?

Çka është KRNM-ja?

Këshilli Rinor Nacional i Maqedonisë (KRNM) është asociacion i shoqatave në të cilin në bazë vullnetare anëtarësohen shoqata dhe fondacione nga Republika e Maqedonisë. KRNM është themeluar më 29 qershor të vitit 2013 nga ana e 55 organizatave.

KRNM është trup përfaqësues i organizatave rinore në Maqedoni. KRNM bashkon 46 organizata: 19 organizata rinore, 16 organizata për të rinj, 1 asociacion , 6 rini të partive politike dhe 4 anëtare shoqëruese, me qëllim që të promovohen dhe përfaqësohen të drejtat e të rinjve në Maqedoni.

Anëtarësia e KRNM është e shumëllojshme, bashkon organizata që punojnë në nivel nacional dhe rajonal, në mjedise rurale dhe urbane, organizata studentore, degë të organizatave ndërkombëtare dhe lloje tjera të organizatave. Në procesin e realizimit të qëllimeve të saja, KRNM i përfaqëson interesat e të rinjve në Republikën e Maqedonisë pa dallim gjendjen e tyre socio-ekonomike, gjininë, racën, prejardhjen etnike dhe kulturore, bindjet e tyre politike dhe fetare, orientimin seksual, identitetin gjinor dhe çfarë do dallimi tjetër.

Që nga 29 nentori i vitit 2015, Këshilli Rinor Nacional i Maqedonisë është pjesë e familjes evropiane të organizatave rinore, Forumit Evropian Rinor (YFJ).