Thirrje për anëtarësim të organizatave në Këshillin Rinor Nacional të Maqedonisë

Këshilli Rinor Nacional i Maqedonisë

shpallë:

 

THIRRJE
Për anëtarësim të organizatave në Këshillin Rinor Nacional të Maqedonisë

 

Këshilli Rinor Nacional i Maqedonisë i fton të gjitha organizatat rinore, organizatat për të rinj, asociacionet e organizatave dhe rinitë e partive politike të aplikojnë për anëtarësim në KRNM në prag të Kuvendit Gjeneral i cili di të mbahet në pjesën e parë të muajit tetor, të vitit 2016.

 

Të gjitha organizatat e interesuara që i plotësojnë kriteret për anëtarësim (kriteret për anëtarësim mund t’i gjeni në nenet 15, 16, 17, 18 dhe 19 të Statutit të KRNM-së) duhet t’i dorëzojnë dokumentet në vijim në verzion të skenuar:

 

  1. Formë e plotësuar – Lutje për Anëtarësim;
  2. Statut;
  3. Gjendje Faktike (jo më e vjetër se gjashtë muaj);
  4. Strukturë Organizative;
  5. Raport Financiar dhe Narativ të dy viteve të fundit;
  6. Dëshmi për thirrje të Kuvendit Gjeneral apo të ndonjë trupi më të madh udhëheqës;
  7. Vendim për anëtarësim në KRNM nga trup përgjegës për të marrë atë vendim bazuar në Statutin dhe aktet e brendshme të aplikuesit;
  8. Program për Punë sipas të cilit organizata do të realizon aktivitete në së paku 6 muajt e ardhshëm.

 

Aplikimi për anëtarësim në KRNM i shoqëruar me të gjitha dokumentet e lartëpërmendura duhet të dërgohen në adresën elektronike të KRNM-së, applications@nms.org.mk më së voni deri më 11 shtator të vitit 2016, më ora 16, me titull “Aplikim për anëtarësim në KRNM”.

 

Në qoftë se është e nevojshme, Komisioni për Anëtarësi do të kërkon nga aplikuesit dokumente shtesë që të konfirmohen kriteret. Aplikimet do të shqyrtohen nga Komisioni për Antarësi i Këshillit Rinor Nacional të Maqedonisë.

Jemi në dispozicionin Tuaj për informata shtesë në numrin e telefonit +38978350531 ose në adresën elektronike info@nms.org.mk
Sinqerisht,
Këshilli Rinor Nacional i Maqedonisë

Leave a comment