Thirrje për Koordinator për Trajnim në KRNM

KRNM Logo

Prapavijë:

Këshilli Rinor Nacional i Maqedonisë ka menaxhuar një seri trajnimesh interne dhe aktivitete për ndërtim të kapaciteteve për organizatat anëtare. Këto aktivitete janë të lidhura me planin strategjik të Këshillit Rinor Nacional për t’i përforcuar organizatat anëtare. Për qëllim implementimin e aktiviteteve edukative, Këshilli Rinor Nacional ka krijuar një bazë interne të trajnuesve të cilët menaxhojnë aktivitete të këtille. Gjithashtu, KRNM është përfshirë në projekte të përbashkëta me organizata nga Maqedonia dhe ndërkombëtare me qëllim ndërtimin e kapaciteteve.

Qëllimi:

Koordinatori për trajnim do të jetë përgjegjës për menaxhimin e aktiviteteve edukative në aspekt pedagogjik (përgatitje, implementim dhe evaluim) si edhe krijimin e partneriteteve lokale dhe ndërkombëtare për ndërtim të kapaciteteve të KRNM-së dhe organizatave anëtare.

 

Detyra dhe përgjegjësi:

  1. Menaxhim i bazës së trajnuesve
  • Përgjegjës për krijimin e thirrjeve për trajnerë ose fasilitatorë për realizim të trajnimeve/ngjarjeve
  • Përgjegjës për zgjedhje të trajnerëve dhe për sigurim të përgatitjes së trajnerëve dhe lidhjes me projekte të KRNM-së
  • Përgjegjës për vlerësim të raporteve finale të trajnuesve/fasilitatorëve dhe dhënie të informatave kthyese
  • Përgjegjës për t’u dhënë trajnuesve mundësi për të mësuar dhe zhvilluar (duke gjetur informata për trajnime për trajnerë, duke krijuar hapësirë për shkëmbim të resurseve dhe njohurive etj.)
  1. Rrjetëzim për ndërtim të kapaciteteve
  • Përgjegjës për promovimin e KRNM-së si partner në partneritete të ndryshme strategjike të Erasmus+
  • Të përfshin KRNM-në në projekte të ndryshme që kanë për qëllim ndërtimin e kapaciteteve, në nivel lokal, rajonal dhe ndërkombëtar

3.Punë administrative

  • Përgjegës për përgatitjen e raporteve mujore narative për Sekretarin Gjeneral dhe Bordin Drejtues
  • Zhvillimin e standardeve për kualitet dhe masave për sigurim të kualitetit brenda KRNM-së
  • Zhvillim dhe realizim të proceseve vlerësuse të trajnuesve dhe të nevojave të organizatave

 

Kualifikimi i duhur

  • Përvojë në OJQ (minimum 2 vite), përfshirë menaxhimin e trajnimeve ose programeve për ndërtim të kapaciteteve, nga planifikimi deri në implementim
  • Kompetenë në punë me organizata dhe trajnues të ndryshëm (kuptueshmëri për stile të ndryshme të punës, nevojave të ndryshme për ndërtim të kapaciteteve dhe çasjeve të ndryshme)
  • Njohuri të mire të gjuhës maqedonase dhe angleze, gjuha shqipe është përparësi
  • Njohuri në Microsoft Office
  • Përvojë pune në mjedis multietnik dhe ndërkombëtar
  • Fleksibilitet dhe aftësi për punë nën presion dhe me afate kohore
  • Komunikim i mire dhe aftësi organizimi
  • Aftësi për punë si pjesë e një ekipi

 

Përgjegjësi për rekrutim:

KRNM do të fton në intervistë të gjithë kandidatët që kalojnë fazën e pare të selektimit.

Dokumentet e nevojshme:

CV të detajshme të kandidatit dhe letër e shkurtër motivimi (1 faqe) që shfaq arsyet për aplikim për punë në KRNM.

Kompensimi:

Koordinatori për trajnim do të kompensohet në vlerë 100 EUR në muaj si rrogë bazë. Në rast të detyrave shtesë, kompensimi do të rritet.

Afati i angazhimit:

Gusht 2016 – Korrik 2017 Angazhim me orar të shkurtuar i bazuar në marrëveshje autoriale. Orari i punës i planifikuar: 14 orë pune në javë, të shpërndara në 2-3 ditë.

 

Leave a comment