Thirrje për mbështetje të iniciativave qytetare

img-304009

Këshilli Rinor Nacional i Maqedonisë, në kuadër të kampanjës “Lëviz me gisht” shpall thirrje për mbështetje të shoqatave qytetare dhe grupeve joformale që do të realizojnë iniciativa në nivel lokal, në cilëndo rrethinë, përveç kryeqytetit.

Qëllimi i kampanjës:
Qëllimi kryesor i kampanjs është të ndërgjegjësohet publiku për mundësitë e ndryshme për ndryshime shoqërore që janë në domen të secilit individ, si edhe të ofrohen ide dhe mundësi për kontribut në aktivitete në të cilat qytetarët mund të kyqen individualisht, por edhe si grup.

Tri modelet e aktiviteteve që do të mbështeten janë këto:
1. Intervenime urbane
2. Aktivizëm kreativ
3. Përformim artistik

Mbështetje e iniciativave:
Këshilli Rinor Nacional i Maqedonisë do t’i mbulon shpenzimet për implementimin e iniciativave në vlerë deri më 86.000 denarë për modelet 1 dhe 2, dhe në vlerë deri më 20.000 denarë për modelin 3.

Mënyra e aplikimit:
Formularin për aplikim dhe propozim buxhetin, të plotësuar i dërgoni në adresën elektronike: applications@nms.org.mk

Afati për aplikim:
Dokumentet duhet të dorëzohen në adresën elektronike applications@nms.org.mk më së voni më 30 Nëntor, viti 2016.

Leave a comment