Thirrje për pjesëmarrës në Grupin Punues për përkthim në kuadër të KRNM-së  

KRNM Logo

Misioni i KRNM-së është t’i përfaqëson interesat dhe nevojat e të gjithë të rinjve në Maqedoni si lidhje me të gjithë faktorët dhe të siguron pjesëmarrje aktive të të rinjve në procese vendimmarrëse në çdo nivel. Duke marrë parasysh misionin, Sekretariati i KRNM-së ka vënë re nevojën për formimin e një Grupi Punues për përkthim në gjuhë shqipe–gjuhë maqedonase dhe anasjelltas me qëllim që ta afron idenë, aktivitetet dhe punën e vet më afër të gjithë të rinjve.

Për këtë qëllim, KRNM shpall thirrje për formim të Grupit Punues për Përkthim.

 

Qëllimet dhe roli i Grupit Punues:

Grupi Punues do të përbëhet nga vullnetarë të cilët kanë njohuri të mira të gjuhës shqipe dhe maqedonase, ndërsa do të udhëhiqet nga anëtarë të Sekretariatit të KRNM-së.

Grupi Punues do të punon në përkthimin e përmbajtjeve, si dokumente zyrtare, poashtu edhe përmbajtje nga aktivitete rrjedhëse të KRNM-së, varësisht prej nevojës.

Grupi Punues do të bën përkthim nga gjuha shqipe në gjuhë maqedonase dhe nga gjuha maqedonase në gjuhë shqipe.

 

Mënyra e punës:

Grupi Punues do të udhëhiqet nga Sekretariati i KRNM-së. Nuk do të ketë kufizime në lidhje me numrin e anëtarëve. Anëtarët e Grupit Punues duhet të jenë aktiv dhe përgjegjës.
Puna do të realizohet kryesisht në hapësirat e Këshillit Rinor Nacional të Maqedonisë me mundësi edhe për komunikim onllajn.

Angazhimi është në bazë vullnetare me mundësi për kompenzim në varësi prej vëllimit të punës.

 

KRNM Ju fton të paraqitni pjesëmarrjen tuaj duke e plotësuar këtë formë elektronike, më së voni deri më 31 gusht të vitit 2016.

 
Sinqerisht,
Këshilli Rinor Nacional i Maqedonisë

 

Leave a comment