Thirrje për pjesëmarrës në Konsultim për Konsulentë në Maqedoni

pexels-photo-70292

Projekti i USAID-it për pjesëmarrje qytetare fton trajnerët dhe ekspertët nga organizatat anëtare të Këshillit Rinor Nacional të Maqedonisë (KRNM) që të aplikojnë për pjesëmarrje në punëtorinë  “Konsultim për Konsulentë”, e cila do të mbahet prej të enjten deri të shtunën, 1-3 dhjetor, 2016 në qendrën trajnuese të KRNM-së në Shkup. Punëtoria do të shërbejë për të zgjeruar shkathtësitë dhe për të zhvilluar kompetencat e trajnerëve dhe ekspertëve të rinj në zhvillimin dhe implementimin e reagimeve, projekteve dhe bashkëpunimeve në mbështetje të përpjekjeve të të rinjve. Për pjesëmarrje në programim e punëtorisë do të zgjidhen 16 pjesëmarrës.

 

1.Informacione mbi projektin
Projekti i USAID-it për pjesëmarrje qytetare është projekt 5-vjeçar i mbështetur nga USAID i cili përpiqet të arrijë dy qëllime: 1) të forcojë ndikimin e Organizatave të Shoqërisë Civile (OSHC) dhe 2) të rrisë dhe të mbështesë angazhimin e të rinjve në Maqedoni. Projekti është i implementuar nga Instituti i Menaxhimit Lindje Perëndim (IMLP) , në bashkëpunim me katër OSHC: Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorphosis”, Asociacioni për Iniciativa Demokratike (AID), Fondacioni për Shoqëri të Hapur në Maqedoni (FSHHM) dhe Këshilli Rinor Nacional i Maqedonisë (KRNM).

 

Punëtoria Konsultim për Konsulentë (KpK) është paraparë për trajnerë me eksperiencë pune me të rinj si dhe ekspertë, dhe do të zhvillohet nga mentori dhe trajneri nga SHBA, Kreg Bouman (http://commongroundconsulting.org). Metodologjia interaktive e trajnimit është bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare për punë me të rinj.

 

  1. Qëllimet

Pjesëmarrësit në punëtorinë do të kenë mundësinë që të:

  • Zgjerojnë njohuritë e tyre dhe do të kuptojnë mënyrat dhe praktikat më të mira për punë me të rinj, si dhe me OSHC;
  • Zhvillojnë kompetencat thelbësore për ofrimin e trajnimeve dhe mentorimeve për të rinj, si dhe OSHC;
  • Shkëmbejnë praktika dhe lidhje me ekspert të ndryshëm për kontekste të ndryshme.

 

  1. Profili i pjesëmarrësve

Kandidatë ideal janë trajnerët dhe ekspertët që do të:

  • Demonstronin mirëkuptim për kontekste dhe çështje që kanë të bëjnë me aktivistët e rinj në Maqedoni;
  • Kanë së paku 2 vjet përvojë pune me të rinj ose me OSHC në Maqedoni, preferuar në plane për ndërtim të kapaciteteve duke filluar nga planifikimi deri te implementimi;
  • Kanë realizuar trajnime me të rinj për zhvillimin e shkathtësive të tyre;
  • Demonstrojnë mirëkuptim dhe angazhim për zhvillim të kompetencave profesionale dhe personale;
  • Të jenë prezent në të gjitha modulet e punëtorisë;
  • Demonstrojnë kompetenca për punë me organizata dhe trajner të ndryshëm që përfshin mirëkuptim për stile të ndryshme të punës, si dhe nevoja për ndërtimin e kapaciteteve dhe qasjeve;
  • Të mund të punojë në gjuhën angleze;
  • Të jetë 18-35 vjet;
  • Të jetë anëtar i organizatave të KRNM-së paku në dy vitet e fundit;
  • Preferohet, të jetë pjesë e Bazës së Trajnuesve të KRNM-së.

 

  1. Informata logjistike

Për pjesëmarrësit, projekti do të mbulojë ushqimin, akomodimin dhe materialet për trajnim gjatë kohës së punëtorisë, si dhe kostot e udhëtimit në shumë të biletave kthyese të autobusit.

Trajnimi do të mbahet në gjuhën angleze pa përkthim.

 

  1. Mënyra e aplikimit

Për të aplikuar për punëtorinë, Ju lutemi dërgoni dokumentet e mëposhtme në gjuhën angleze: i) CV tuaj; ii) letër motivuese-një faqe; iii) listë të trajnimeve dhe punëtorive të realizuara, në applications@nms.org.mk deri në ora 17:00, e premte,  18 nëntor, 2016.

Ju lutemi, gjatë aplikimit emëroni organizatën anëtare të KRNM në të cilën jeni pjesëtar.

Për pyetje dhe qartësime, Ju lutemi shkruani në e-mailin: martin.miloshevski@nms.org.mk deri më 16 nëntor, 2016.

Kandidatët do të informohen për vendimet gjer më 23 nëntor, 2016.

Për të aplikuar për punëtorinë, Ju lutemi dërgoni dokumentet e mëposhtme në gjuhën angleze: i) CV tuaj; ii) letër motivuese-një faqe; iii) listë të trajnimeve dhe punëtorive të realizuara, në applications@nms.org.mk deri në ora 17:00, e premte,  18 nëntor, 2016.

Ju lutemi, gjatë aplikimit emëroni organizatën anëtare të KRNM në të cilën jeni pjesëtar.

Për pyetje dhe qartësime, Ju lutemi shkruani në e-mailin: martin.miloshevski@nms.org.mk deri më 16 nëntor, 2016.

Kandidatët do të informohen për vendimet gjer më 23 nëntor, 2016.

 

 

Leave a comment