Thirrje për pjesëmarrje në trajnimin për Qasje e bazuar në të drejtat e njeriut (Rights Based Approach)

yfj

Data e mbajtjes: 15.10-16.10.2016

Lokacioni: Shkup

Forumi Rinor Evropian (FRE) për qëllimet dhe nevojat e Këshillit Rinor Nacional të Maqedoninë (KRNM) organizon trajnim i cili i dedikohet përforcimit të kapaciteteve të organizatave anëtare të KRNM-së nëpërmjet njohjes dhe zbatimit të qasjes së bazuar në të drejtat e njeriut (rights based approach).
Trajnimi do të realizohet nga trajnues i Bazës së Trajnuesve të Forumit Rinor Evropian.

Qëllimi i trajnimit
T’i njohim pjesëmarrësit me konceptin e qasjes së bazuar në të drejtat e njeriut.
Të zmadhohet vetëdija e organizatave për përdorim të kësaj qasjeje në punën e tyre dedikuar përmirësimit të pozitës së të rinjve.
Të nxitë të rinjtë të kërkojnë, përdorin dhe mbrojnë të drejtat e veta dhe të përmbushin detyrat e veta nëpërmjet pjesëmarrjes aktive në shoqëri.

Pjesëmarrësit
Trajnimi është i hapur vetëm për anëtarët e strukturave drejtuese të organizatave anëtare të Këshillit Nacional Rinor të Maqedonisë (KNRM).
Anëtarët e Bazës së Trajnuesve të KNRM-së.

Formati i trajnimit
Trajnimi do të sigurojë informacione për të drejtat e njeriut, zhvillimin e këtij koncepti dhe zbatimin e tij praktik në shoqëri. Nëpërmjet sesioneve teorike dhe praktike organizatat anëtare do të marrin informacione dhe shembuj të dobishëm si ta zbatojnë këtë mjet në punën e tyre.
Për këtë trajnim mund të paraqiteni në këtë link.
deri të dielen më, 09.10.2016, në orën 17.

Të gjitha shpenzimet për trajnimin do të mbulohen nga KNRM-ja. Shpenzimet e rrugës do të mbulohen në shumë të biletës kthyese për autobus.

 

Rights-based approach in practice: Introduction from European Youth Forum

Leave a comment