Dëshironi të rrjetëzoheni dhe të bashkëpunoni me organizata të tjera që punojnë në nivel lokal, nivel rajonal dhe kombëtar? Atëherë KRNM-ja është rrjeti i duhur për Ju!
Në anëtarësinë e KRNM-së mund të përfshihen:
- Organizata rinore;
- Organizatat për të rinjtë;
- Unionet;
- Forumet rinore të organizatave të tjera;
- Asambletë universitare.
Disa nga përfitimet nga anëtarësimi në KRNM janë:
- Bashkëpunim dhe veprim i përbashkët me organizata nga i gjithë vendi për kushte më të mira për të rinjtë;
- Rrjetëzimi dhe partneriteti me organizatat që kanë të njëjtën fushëveprim ose të ngjashëm të punës;
- Pjesëmarrje në procese në krijimin e politikave të përkatëse që mundësojnë zhvillimin shoqëror dhe personal të të rinjve;
- Mundësi për përfaqësim dhe veprim në emër të interesave rinore dhe organizatave rinore përmes bashkëpunimit me institucionet;
- Ndërtimi i kapaciteteve përmes forcimit dhe promovimit të rolit të organizatave rinore tek institucionet dhe palët e interesuara;
- Informacione dhe njoftime rreth mundësive dhe projekteve të ofruara nga organizata të tjera;
- Promovimi i aktiviteteve, ngjarjeve dhe burimeve tuaja përmes platformës Mladi.mk
SI TË APLIKONI?
Në adresën [email protected], dërgoni dokumentet e skanuara së bashku me formularin e plotësuar për pranim në anëtarësim:
- Formulari i plotësuar – aplikimi për anëtarësim (i disponueshëm në butonin e mëposhtëm);
- Statut;
- Gjendja aktual (jo më i vjetër se gjashtë muaj);
- Skema organizative,
- Të dhëna mbi udhëheqjen e organizatës.
- Raportet vjetore narrative dhe financiare për dy vitet e fundit (për anëtarësim të plotë);
- Vendim për anëtarësim në KRNM nga organ i autorizuar për të marrë atë vendim në përputhje me Statutin dhe aktet e brendshme të paraqitësit;
- Programi vjetor i punës, ose plani strategjik, sipas të cilit organizata do të realizojë aktivitetet e saj në periudhën e ardhshme.
Aplikacionet e pranuara do të shqyrtohen nga delegatët e Asamblesë së rregullt të KRNM-së.
Shënim: Aplikimet që do të mbërrijnë të paktën 20 ditë para Kuvendit pranveror të KRNM-së dhe të paktën 20 ditë para Kuvendit vjeshtor të KRNM-së do të merren parasysh. Aplikimet që do të mbërrijnë pas skadimit të këtyre afateve do të shqyrtohen në Kuvendin e ardhshëm të rregullt të KRNM-së.
Pas përfundimit të pjesës administrative dhe plotësimit të dokumentacionit, ekipi ynë do t’ju vizitojë për t’u njohur me njëri-tjetrin dhe për të na treguar më shumë për organizatën tuaj dhe interesin tuaj për anëtarësim në KRNM. Vendimin për anëtarësim e merr Kuvendi i KRNM-së.
Në vijim mund të lexoni kriteret për anëtarësim të plotë dhe të asociuar, të cilat janë të përcaktuara edhe në Statutin e KRNM-së.
Për çdo pyetje ju lutemi kontaktoni [email protected] ose në 078 350 531.