SHPALLJE PËR ASISTENT PËR KOMUNIKIME
Për shkak të rritjes së vëllimit të aktiviteteve dhe projekteve, KRNM hap shpallje për:
Pozicioni i punës: Asistent për komunikime
Vendndodhja: Zyra e KRNM-së, Shkup
Profili i kandidatit:
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese;
- Aftësi për të punuar në grup dhe respektimin e afateve të dhëna për kryerjen e detyrave të besuara;
- Mundësi të punojë nga zyra me seli në Shkup;
- Mundësi të udhëtojë brenda dhe jashtë vendit për nevojat e organizatës;
- Të ketë kapacitet të ndërmarrë dhe kryejë detyrimet me respektim të rreptë të afateve të përcaktuara dhe të përcaktojë prioritetet e punës;
- Të ketë kapacitet të punojë me njerëz me prejardhje të ndryshme sociale dhe kulturore;
- Vetëiniciativë dhe aftësi për punë nën presion.
- Anëtarësimi në një organizatë anëtare e KRNM-së do të konsiderohet si avantazh;
Njohuri dhe aftësi të nevojshme:
- Të paktën 1 vit përvojë pune relevante në komunikim, marrëdhënie me publikun dhe media sociale;
- Njohuri dhe përvojë me mediat sociale dhe mjete të tjera për informim dhe promovim;
- Njohuri të shkëlqyera të Microsoft Office dhe Google Tools;
- Njohuri të avancuara të gjuhës angleze, njohja e gjuhës shqipe do të konsiderohet përparësi;
- Njohuri për sektorin rinor dhe politika rinore;
- Arsimi i lartë i përfunduar në fushë përkatëse (marketing/marrëdhënie me publikun/komunikim) do të konsiderohet avantazh;
- Njohja e mjeteve për dizajn (Photoshop, Canva) do të konsiderohet avantazh;
- Përvoja në xhirimin dhe redaktimin e videove të shkurtra do të konsiderohet avantazh.
Përshkrimi i detyrave kryesore të punës:
- Mbajtja e profileve të mediave sociale të organizatës dhe azhurnimi i tyre rregullisht me përmbajtje të re;
- Përgatitja e zgjidhjeve kreative (tekste, fotografi, dizajne, video të shkurtra) dhe materiale të tjera për promovimin e organizatës, organizatave anëtare dhe aktiviteteve që realizohen;
- Menaxhimi dhe mirëmbajtja e ueb faqes së KRNM-së dhe online platformave të tjera të KRNM-së;
- Përgatitja e njoftimeve për shtyp në bashkëpunim me menaxherin për komunikime, menaxherët programor, koordinatorët programor dhe Sekretarin e përgjithshëm;
- Organizimi i konferencave për shtyp dhe ngjarjeve të KRNM-së;
- Organizimi i fushatave informuese për KRNM-në;
- Mbështetje në proceset për krijimin e ueb-faqeve dhe platformave të reja të KRNM-së dhe mirëmbajtjen dhe përditësimin e tyre;
- Sigurimi i online disponueshmërisë të të gjitha dokumenteve përkatëse (publikime, raporte, pozicione, video, etj.) të organizatës;
- Zbatimi i rregullt dhe në kohë i planeve për dukshmëri dhe strategjive të komunikimit të KRNM-së në koordinim me menaxherin për komunikime;
- Aktivitete të tjera që synojnë arritjen e prioriteteve dhe synimeve strategjike të KRNM-së.
Çfarë ofertojmë?
- Ambient pune pozitiv
- Hapësirë për mbindërtim profesional dhe personal
- Mentorim dhe mbështetje në përmbushjen e detyrave të punës
- Orari fleksibil i punës
- Pushimi vjetor i paguar prej 24 ditë
- Pagë fillestare neto prej denarë (me kontribute të paguara).
- Sigurim shtesë shëndetësor privat
- Pozicioni është me orar pune të plotë (40 orë në javë)
Si të aplikoni?
Dërgoni biografi të shkurtër dhe letër motivuese në adresën e mëposhtme e-mail: [email protected] me shënimin: [emri dhe mbiemri] – Asistent për komunikime jo më vonë se 21.05.2023 deri në ora 23:59.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur paraprakisht do të kontaktohen dhe do të thirren për testim dhe intervistë.
KRNM-ja rezervon të drejtën të mos zgjedhë asnjë nga kandidatët e paraqitur.