SHPALLJE PËR PËRZGJEDHJEN E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË KËSHILLIT RINOR NACONAL TË MAQEDONISË

Në përputhje me nenet 40 dhe 59 të Statutit të Këshillit Rinor Nacional të Maqedonisë, Bordi Drejtues i Këshillit Rinor Nacional të Maqedonisë mori vendim për shaplljen e:

THIRRJE

PËR PËRZGJEDHJEN E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË KËSHILLIT RINOR NACIONAL TË MAQEDONISË

Detyrat kryesore të pozitës së Sekretarit të Përgjithshëm:

Sekretari i Përgjithshëm i KRNM-së menaxhon Sekretariatin e KRNM-së; përfaqëson KRNM-në në qarkullimin juridik; menaxhon burimet njerëzore dhe mjetet financiare të KRNM-së; harton politika dhe programe për zhvillimin e brendshëm të organizatës; si dhe zbaton të gjitha udhëzimet e dhëna nga Kuvendi dhe Bordi Drejtues i KRNM-së, në përputhje me dokumentet strategjike.

Detyrat dhe përgjegjësitë e Sekretarit të Përgjithshëm:

  1. Përfaqëson KRNM-në në qarkullimin juridik dhe para palëve të treta;
  2. Menaxhon mjetet e KRNM-së në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe me rregulloret dhe aktet e brendshme të KRNM-së;
  3. Zbaton politikat, përfundimet dhe vendimet e miratuara nga Bordi Drejtues, Kuvendi dhe organet e tjera të KRNM-së, në përputhje me Statutin;
  4. Përcakton ekipet e punës që do të përgatisin dhe zbatojnë programet e KRNM-së dhe monitoron zbatimin e tyre;
  5. I propozon Bordit Drejtues strukturën organizative të Sekretariatit;
  6. Koordinon proceset e avokimit në bashkëpunim me menaxherët e programeve dhe menaxherin e komunikimit;
  7. Menaxhon burimet njerëzore të Sekretariatit të KRNM-së;
  8. Përgatit dhe dorëzon plane dhe raporte vjetore narrative dhe financiare pranë Bordit Drejtues;
  9. Siguron qëndrueshmërinë financiare të organizatës;
  10. Udhëheq procesin e përgatitjes së planeve strategjike, vjetore dhe të veprimit të organizatës, në bashkëpunim me Bordin Drejtues;
  11. Miraton raportet dhe dokumentet e tjera të përgatitura nga të punësuarit në Sekretariatin e KRNM-së;
  12. Përfaqëson KRNM-në dhe mban komunikim të rregullt me të gjithë donatorët e organizatës;
  13. Harton dhe zbaton aktivitete dhe plane me qëllim të arritjes së prioriteteve strategjike, misionit dhe vizionit të KRNM-së;
  14. Kryen aktivitete të tjera që kontribuojnë në realizimin e prioriteteve dhe objektivave strategjikë të KRNM-së.

Kualifikimet:

  • Së paku 5 vjet përvojë relevante pune në pozita menaxheriale;
  • Përvojë në menaxhimin e burimeve njerëzore;
  • Njohuri mbi politikat rinore lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare;
  • Aftësi të avancuara të buta (soft skills);
  • Njohuri të sektorit rinor;
  • Njohuri të avancuara të gjuhës angleze;
  • Njohuri të shkëlqyera të Microsoft Office dhe mjeteve të Google;
  • Aftësi për punë administrative;
  • Aftësi për punë në ekip dhe respektim të afateve të përcaktuara për realizimin e detyrave të besuara;
  • Anëtarësimi në një organizatë anëtare të KRNM-së do të konsiderohet përparësi;
  • Njohja e gjuhës shqipe do të konsiderohet përparësi;
  • Përvoja e punës në rrjete të organizatave do të konsiderohet përparësi;
  • Arsimi i lartë i përfunduar në një fushë relevante (shkenca shoqërore) do të konsiderohet përparësi.

Njohuri dhe përvoja specifike të lidhura me pozitën përkatëse:

  • Së paku 3 vjet përvojë pune në organizata rinore;
  • Menaxhim financiar;
  • Menaxhim i burimeve njerëzore;
  • Menaxhim programor dhe i projekteve afatgjata të financuara nga donatorë ndërkombëtarë;
  • Përvoja e punës në rrjete të organizatave do të konsiderohet përparësi;
  • Njohuri mbi menaxhimin organizativ dhe zhvillimin institucional.

Karakteristikat personale dhe aftësitë:

  • Aftësi udhëheqëse;
  • Profesionalizëm dhe përkushtim;
  • Aftësi komunikimi;
  • Aftësi për të punuar me afate të shkurtra;
  • Transparencë;
  • Punë ekipore;
  • Besnikëri ndaj organizatës dhe objektivave të saj;
  • Aftësi prezantimi;
  • Aftësi negociuese;
  • Përkushtim ndaj përfshirjes së grupeve të synuara.

Kushtet e punës:

Pozita është me orar të plotë pune (40 orë në javë), me periudhë prove prej 3 muajsh, dhe përfshin punë të herëpashershme gjatë fundjavës dhe udhëtime. Mandati i Sekretarit të Përgjithshëm është 3 vjet, me mundësi rizgjedhjeje. Pushimi vjetor i paguar sigurohet në përputhje me Ligjin për Marrëdhëniet e Punës. Gjithashtu sigurohet sigurim shëndetësor privat shtesë.

Paga: pagë fillestare neto prej 54.000,00 denarësh, me mundësi rritjeje në varësi të përvojës dhe performancës në punë.

Afati dhe mënyra e aplikimit:

Të gjithë kandidatët e interesuar duhet t’i dorëzojnë dokumentet e mëposhtme:

  • Biografi të shkurtër (CV);
  • Letër motivimi;
  • Së paku dy rekomandime nga punëdhënës të mëparshëm/persona të cilët janë të njohur me punën e aplikantit.

Të gjitha aplikimet duhet të dorëzohen përmes postës elektronike në adresën: [email protected], me shënimin: Aplikim për Sekretar të Përgjithshëm të KRNM-së.

Afati për dorëzimin e të gjitha aplikimeve është 15.11.2026, ora 23:59.

Mënyra e përzgjedhjes:

Procesi i përzgjedhjes përbëhet nga disa faza. Në fazën e parë, kandidatët që do të kalojnë në paraseleksionim do të marrin detyra testuese që lidhen me punën e planifikuar dhe përgjegjësitë e pozitës.

Në fazën e dytë, kandidatët që e kanë kaluar me sukses fazën paraprake do të ftohen në intervistë me Bordin Drejtues të KRNM-së.

Personi i përzgjedhur pritet të fillojë me punë menjëherë pas marrjes së vendimit nga Bordi Drejtues i KRNM-së, por jo më vonë se 15.01.2027.

Vetëm kandidatët e paraseleksionuar do të njoftohen për rezultatet.

Për më shumë informacione, na kontaktoni në adresën elektronike [email protected] ose në numrin e telefonit +389 78 350 531.

SHPËRNDAJE