THIRRJE PËR NIMINIME PËR NËPUNËS PËR TË RINJTË

RRETH ÇMIMIT
Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë (MSPDR) dhe Këshilli Rinor Nacional i Maqedonisë (KRNM) ,në partneritet me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), këtë vit, për herë të parë, ndajnë Çmimin për Partnerët e të Rinjve.
Çmimi synon të njohë, të vlerësojë dhe të promovojë përkushtimin e nëpunësve për të rinjtë, të cilët përmes punës, angazhimit dhe përkushtimit të tyre kontribuojnë në përmirësimin e politikave rinore, mbështetjen e iniciativave rinore dhe vendosjen e një komunikimi funksional ndërmjet të rinjve dhe institucioneve.
Nëpunësit për të rinjtë kanë një rol kyç në afrimin e institucioneve me të rinjtë, sigurimin e informacionit dhe mbështetjes, si dhe në krijimin e mundësive që të rinjtë të marrin pjesë në mënyrë aktive në zhvillimin lokal dhe në proceset shoqërore.
Përmes këtij çmimi, vlerësohen ata nëpunës të cilët tejkalojnë rolin formal të pozitës së tyre dhe janë partnerë të vërtetë të të rinjve. Ky çmim jepet me mbështetjen e projektit rajonal “Të Rinjtë për Përfshirje, Barazi dhe Besim”, i financuar nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Ndërtimin e Paqes.
KUSHTET PËR NOMINIM
Për Çmimin për Partnerët e të Rinjve – kategoria Nëpunës për të Rinj, mund të nominohet një person i cili i plotëson kushtet e mëposhtme:
- Të jetë i emëruar si nëpunës për të rinjtë në kuadër të një institucioni/njësie të vetëqeverisjes lokale, në përputhje me dispozitat në fuqi, së paku gjashtë muaj para ditës së publikimit të kësaj thirrjeje;
- Të ketë angazhim aktiv në lidhje me punën me të rinjtë;
- Të kontribuojë në përmirësimin e komunikimit dhe bashkëpunimit midis të rinjve dhe institucioneve;
- Të ketë aktivitete, iniciativa ose procese të zbatuara që kanë ndikim pozitiv tek të rinjtë;
- Të tregojë përkushtim ndaj parimeve të pjesëmarrjes rinore, mundësive të barabarta dhe gjithëpërfshirjes.
Nominimi mund të paraqitet:
- personalisht;
- forma të organizimit rinor;
- grupet joformale të të rinjve;
- institucionet;
- aktorë të tjerë relevantë ose individë që kanë përvojë të drejtpërdrejtë me punën e nëpunësit të nominuar për të rinjtë.
KRITERET E NOMINIMIT
Gjatë paraqitjes së propozimit, është e nevojshme të merren parasysh kriteret e mëposhtme:
- kandidati tregon përkushtim aktiv në mbështetjen e të rinjve, nevojave dhe iniciativave të
- kandidati kontribuon në rritjen e mundësive që të rinjtë të jenë të informuar, të konsultohen dhe të përfshihen në proceset e marrjes së vendimeve.
- kandidati kontribuon në mënyrë aktive në zbatimin e aktiviteteve, masave ose mekanizmave që përmirësojnë statusin dhe mundësitë për të rinjtë.
- kandidati krijon dhe promovon bashkëpunimin me organizatat rinore, organizatat për të rinjtë, grupet rinore joformale dhe aktorë të tjerë relevantë.
- kandidati demonstron iniciativë, zhvillon qasje të reja dhe kontribuon në përmirësimin e shërbimeve dhe mundësive në dispozicion të të
- puna e kandidatit ka rezultate të dukshme dhe të matshme dhe një ndikim pozitiv tektërinjtë dhe komuniteti.
ÇMIMI
Çmimi për Partnerët e të Rinjve synon të njohë, të nxjerrë në pah dhe të vlerësojë kontributin e kandidatëve të nominuar, të cilët përmes punës dhe angazhimit të tyre krijojnë ndryshime pozitive për të rinjtë dhe kontribuojnë në avancimin e pjesëmarrjes rinore dhe partneritetit me të rinjtë.
Çmimi përbëhet nga mbështetje financiare për avancim profesional ose akademik në fushën e punës me të rinjtë dhe/ose pajisje teknike për nëpunësin për të rinjtë, si dhe mbështetje në natyrë për realizimin e një iniciative lokale për të rinjtë.
UDHËZIME PËR PARAQITJEN E NOMINIMIT
Nominimet dorëzohen duke plotësuar formularin në linkun e mëposhtëm:
Bashkë me nominimin mund të bashkëngjiten letra mbështetëse ose rekomanduese me përshkrim narrativ të kontributit dhe punës së nëpunësit të nominuar për të rinjtë, si dhe raporte, dokumente dhe dëshmi të tjera për punën e nëpunësit për të rinjtë.
Afati i fundit për dorëzimin e nominimeve është data 29 korrik 2026, ora 23:59.
Thirrja e plotë është e disponueshme në lidhjen e mëposhtme.
