THIRRJE PËR NOMINIME – ÇMIMI PËR PJESËMARRJEN E TË RINJVE

 

I. RRETH ÇMIMT

Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve (MPSDR) në bashkëpunim me Këshilli Rinor Nacional i Maqedonisë  (KRNM) ndan Shpërblimin e këtij viti të  Pjesëmarrjes së të Rinjve. Çmimi ndahet në tre kategori: kategoria individuale (të rinj të moshës 15-29 vjeç), kategoria për grupe joformale të të rinjve (me të paktën 3 anëtarë) dhe kategoria për organizata rinore, organizata për të rinjtë dhe organizata ombrellë rinore. Çmimi synon të njohë dhe të vlerësojë punën e të rinjve në adresimin e çështjeve të ndryshme sociale.

Çmimi për Pjesëmarrjen e të Rinjve vlerëson iniciativat nga të rinjtë, grupet joformale të të rinjve dhe organizatat rinore, organizatat për të rinjtë dhe organizatat ombrellë rinore që demonstrojnë pjesëmarrje aktive të të rinjve, ndikim social dhe qëndrueshmëri dhe sjellin rezultate të matshme në përmirësimin e komunitetit ose mirëqenies së shoqërisë përmes aktiviteteve të të nominuarit. 

 

II. KATEGORITË E ÇMIMEVE

Do të ndahen 3 Çmime, shpërblimi sipas kategorisë:

  1. KATEGORIA INDIVIDUALE E TË RINJVE (MOSHA 15-29 VJEÇ)
  2. KATEGORIA E GRUPEVE INFORMALE TË TË RINJVE (ME TË PAKTËN 3 ANËTARË)
  3. KATEGORIA E ORGANIZATAVE RINORE, KATEGORIA E ORGANIZATAVE PËR TË RINJTË, DHE ORGANIZATAVE OMBRELË RINORE

 

III. KUSHTET PËR NOMINIM

Të rinjtë e nominuar në kategorinë individuale dhe anëtarët e grupit joformal të të rinjve të nominuar për Çmimin e Pjesëmarrjes Rinore duhet t’i plotësojnë kushtet në vijim:

  • Të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut ;
  • Të jenë të moshës 15 deri 29 vjeç deri në ditën e mbylljes së thirrjes për nominime;
  • Të kenë zbatuar aktivitetin, punën ose shërbimet për të cilat janë nominuar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut;
  • Të kenë zbatuar aktivitetin, punën ose shërbimet për të cilat janë nominuar në periudhën qershor 2023 – maj 2025;
  • Të dëshmojnë se ata luajn rolin kyç në aktivitetin për të cilin janë nominuar.

 

Organizatat rinore, organizatat për të rinjtë dhe organizatat rinore ombrellë të cilat janë të nominuara për Çmimin e Pjesëmarrjes Rinore duhet të plotësojnë këto kushte:

  • Të jetë shoqatë ose fondacion i regjistruar në Republikën e Maqedonisë së Veriut në përputhje me Ligjin për Shoqatat dhe Fondacionet;
  • Të jetë i regjistruar si një nga format e organizimit rinor në Regjistrin e Formave të Organizimit Rinor të AMS-së, në përputhje me Ligjin e Pjesëmarrjes Rinore dhe Politikave Rinore;
  • Të kenë të paktën dy vjet ekzistencë aktive;

 

Nëpunësit shtetëror, të emëruarit politikë, stafi i ndërmarrjeve publike dhe/ose udhëheqësit e partive politike nuk mund të jenë të nominuar për Çmimin e Pjesëmarrjes së të Rinjve.

 

IV. KRITERET PËR NOMINIM

Kandidatët idealë për Çmimin e Pjesëmarrjes së të Rinjve:

  • Të demonstrojnë përkushtim dhe kontribut të jashtëzakonshëm në përmirësimin e jetës në shoqëri;
  • Demonstrimi i pjesëmarrjes së fuqishme të të rinjve, lidershipit dhe përfshirjes aktive të të rinjve në zbatimin e aktivitetit;
  • Të kenë ndikim të dukshëm në politikat dhe ndryshimet rinore në nivel lokal dhe/ose kombëtar;
  • Zbatimi i zgjidhjeve afatgjata dhe të qëndrueshme për sfidat shoqërore;
  • Të demonstrojnë potencial për rritje dhe përsëritjen e iniciativës;
  • Janë të njohur midis bashkëmoshatarëve dhe komunitetit të gjerë;
  • Të zbatojnë qasje kreative dhe inovative për përfshirjen e komunitetit në zgjidhjen e çështjeve sociale;
  • zhvillojnë ose mbështesin mundësi për të rinjtë që të marrin pjesë në aktivitete që japin kontribut pozitiv në shoqëri dhe zhvillimin e tyre;
  • Përfshirja e personave në rrezik social në përpjekjet për të të zgjidhur çështjet sociale;
  • Ndërmarrja e veprimeve të cilat sjellin zgjidhje afatgjata dhe të qëndrueshme për çështjet sociale;

Nuk do të merren në konsideratë nominimet për aktivitetet e kryera  nga individë ose grupe që përfshijnë:

  • Mbështetja ose lobimi në emër të një partie politike;
  • Aktivitete fetare;
  • Hulumtim akademik ose punë për zhvillim personal profesional.


V. ÇMIMI

Çmimi synon të njohë dhe vlerësojë punën e të rinjve në adresimin e çështjeve të ndryshme sociale, dhe mbështetja financiare do të sigurojë avancimin e punës dhe aktivizmit të fituesit. Shuma e Çmimit për Pjesëmarrje të të Rinjve sipas kategorive është si vijon:

  • 1,000 EUR për kategorinë individuale;
  • 3,000 EUR për grupet joformale të të rinjve; dhe
  • 3,000 EUR për organizatat rinore.


VI. UDHËZIME PËR PARAQITJEN E NOMINIMEVE

Nominimet për secilën kategori mund të dorëzohen nga individë, organizata, institucione, sektori i medias, sektori i biznesit ose anëtarë të tjerë të komuniteteve. Çmimet do t’i ndahen publikut të gjerë në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë (12 gusht 2025) në Shkup.

 

Paraqitjen e nominimit tuaj mund ta kryeni në linkun e mëposhtëm:

 

Afati i fundit për dorëzimin e nominimeve është 30 qershor 2025, ora 23:59.

Nominimet që kalojnë me sukses shqyrtimin teknik do të shqyrtohen në detaje nga një komision vlerësimi, i cili do të zgjedhë një maksimum prej tre kandidatësh për kategori për fazën e mëtejshme të votimit publik online.

 

Thirrja e plotë për nominime është e disponueshme në linkun vijues.

SHPËRNDAJE