ÇMIMI PËR PJESËMARRJE RINORE – THIRRJE PËR NOMINIME

RRETH ÇMIMIT

Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë (MPSDR) në bashkëpunim me Këshillin Rinor Nacional (KRNM) dhe Misionin e OSBE-së në Shkup, ndajnë Çmimin për pjesëmarrje rinore të këtij viti. Çmimi jepet në tri kategori: kategori individuale (të rinjtë e moshës 15-29 vjeç); kategori për grupe rinore joformale (me së paku 3 anëtarë); dhe kategori për organizata rinore, organizata për të rinj dhe organizata rinore ombrellë. Çmimi synon të njohë dhe të vlerësojë punën e të rinjve në adresimin e çështjeve të ndryshme sociale.

Çmimi për pjesëmarrje rinore u jepet iniciativave të të rinjve, grupeve joformale rinore, organizatave rinore, organizatave për të rinjtë dhe organizatave ombrellë rinore, të cilat demonstrojnë pjesëmarrje aktive të të rinjve, ndikim shoqëror dhe qëndrueshmëri. Çmimi vlerëson iniciativa që sjellin rezultate të matshme në përmirësimin e komunitetit dhe mirëqenies së shoqërisë.

Kategoria individuale për vitin 2026 i kushtohet temës “Të rinjtë dhe siguria“ dhe do të vlerësojë të rinjtë të cilët, përmes aktiviteteve dhe iniciativave të tyre, kanë kontribuar në ndërtimin e paqes, kohezionin social, dialogun ndërkulturor, parandalimin e dhunës tek të rinjtë, , parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm, si dhe promovimin e jo-dhunës, tolerancës dhe pjesëmarrjen aktive të të rinjve në proceset që lidhen me paqen dhe sigurinë.

Në kuadër të kësaj kategorie do të shqyrtohen ekskluzivisht nominimet që lidhen me aktivitete, iniciativa ose kontribute nga fusha “Të rinjtë dhe siguria“, të realizuara nga personi i nominuar.

 

KATEGORITË E ÇMIMEVE

Do të jepen tre (3) çmime, një për secilën kategori  të mëposhtme:

  1. KATEGORIA INDIVIDUALE “TË RINJTË DHE SIGURIA“ (PËR TË RINJ TË MOSHËS 15 DERI NË 29 VJEÇ)
  2. KATEGORIA E GRUPEVE JOFORMALE TË TË RINJVE (ME TË PAKTËN 3 ANËTARË)
  3. KATEGORIA E ORGANIZATAVE RINORE, ORGANIZATAVE PËR TË RINJ DHE ORGANIZATAVE OMBRELLË RINORE

KRITERET E NOMINIMIT

Kandidatët idealë për Çmimin për pjesëmarrje rinore:

  • Demonstrojnë përkushtim të jashtëzakonshëm dhe kontribut në përmirësimin e jetës në shoqëri;
  • Tregojnë pjesëmarrje të fuqishme rinore, lidership dhe përfshirje aktive të të rinjve në zbatimin e aktivitetit;
  • Kanë ndikim të dukshëm në politikat rinore dhe ndryshimet në nivel lokal dhe/ose kombëtar;
  • Zbatojnë zgjidhje afatgjata dhe të qëndrueshme për sfidat shoqërore;
  • Tregojnë se iniciativa mund të rritet dhe të përsëritet në mjedise të ndryshme;
  • Janë të njohur mes bashkëmoshatarëve dhe në komunitetin më të gjerë;
  • Aplikojnë qasje kreative dhe inovative për përfshirjen e komunitetit në zgjidhjen e çështjeve shoqërore;
  • Zhvillojnë ose mbështesin mundësi për të rinjtë që të marrin pjesë në aktivitete që kanë kontribut pozitiv në shoqëri dhe në zhvillimin e tyre;
  • Përfshijnë persona në rrezik social në përpjekjet për të adresuar çështjet shoqërore;
  • Ndërmarrin veprime që sjellin zgjidhje afatgjata dhe të qëndrueshme për çështjet sociale;

Për kategorinë individuale “Të rinjtë dhe siguria“, do të zbatohen kriteret e përcaktuara për këtë kategori, me fokus në kontributin në fushën e paqes, sigurisë dhe kohezionit shoqëror, duke përfshirë:

  • promovimin e paqes dhe tolerancës, mospërdorimi i dhunës;
  • aktivitete që lidhen me parandalimin e dhunës te të rinjtë;
  • iniciativa për avokim ose aktivitete për promovimin e agjendës për të rinjtë, paqen dhe sigurinë (YPS);
  • dialog ndërkulturor, ndëretnik dhe ndër-gjenerativ;
  • ndërtimin e kohezionit social dhe besimit në komunitetet;
  • mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut;
  • parandalimin e diskriminimit, gjuhës së urrejtjes, narrativave negative dhe ekstremizmit të dhunshëm;
  • pjesëmarrjen aktive të të rinjve në iniciativa që lidhen me paqen dhe sigurinë.

Nuk do të shqyrtohen nominimet për aktivitete të realizuara nga individë ose grupe që përfshijnë:

  • Mbështetje ose lobim në emër të një partie politike;
  • Aktivitete fetare;
  • Hulumtime akademike ose punë për zhvillim profesional personal.

ÇMIMI

Qëllimi i çmimit është të njohë dhe vlerësojë punën e të rinjve në adresimin e çështjeve të ndryshme shoqërore, ndërsa mbështetja financiare do të sigurojë avancimin e punës dhe aktivizmit të fituesit. Çmimi për pjesëmarrje rinore sipas kategorive është si më poshtë:

  • 1,500 EUR për kategorinë individuale “Të rinjtë dhe siguria”;
  • 3,000 EUR për grupet joformale të të rinjve dhe
  • 3,000 EUR për organizatat rinore.

 

UDHËZIME PËR PARAQITJEN E NOMINIMIT

Nomimet për secilën nga kategoritë mund të dorëzohen nga persona individualë, organizata, institucione, sektori mediatik, sektori i biznesit ose anëtarë të tjerë të komuniteteve. Çmimet do t’i prezantohen publikut të gjerë në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë (12 gusht 2026) në Shkup.

Mund të dorëzoni nominimin Tuaj në linkun e mëposhtëm.

Afati i fundit për dorëzimin nominimeve është data 7 korrik 2026, ora 23:59.

KRITERET DHE PROCEDURA E VLERËSIMIT

Pas përfundimit të procesit të dorëzimit të nominimeve, të gjitha aplikimet do të shqyrtohen sipas kritereve teknike, me qëllim përcaktimin nëse i plotësojnë kushtet bazë për shqyrtim të mëtejshëm. Ky rishikim do të përfshijë verifikimin nëse i nominuari është në moshën 15 deri 29 vjeç, nëse aktiviteti është realizuar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe nëse është zbatuar në periudhën nga qershori i vitit 2005 – maj 2026.

Nominimet që kalojnë me sukses verifikimin teknik do të shqyrtohen në detaje nga një komision vlerësimi, i cili do të përzgjedhë deri në tre kandidatë për secilën kategori për fazën e mëtejshme të votimit publik online.

Thirrja është e disponueshme në lidhjen e mëposhtme.

SHPËRNDAJE