Thirrje për ekspert / kompani për përgatitjen e strategjisë së komunikimit dhe brendimit – Youth Advisory Board

Këshilli Rinor Nacional i Maqedonisë shpall thirrje për angazhimin e një eksperti ose kompanie për përgatitjen e një strategjie komunikimi dhe brendimi për nevojat e projektit ‘’Mbështetje për Bordin Këshillimor Rinor të Delegacionit të BE-së në Maqedoninë e Veriut”.
Qëllimi kryesor i projektit është të forcohet roli i Youth Advisory Board (YAB) si një nxitës në proceset e hartimit të politikave të Delegacionit të Bashkimit Evropian, duke rritur ndikimin në politikat rinore në nivel kombëtar dhe evropian. Projekti fokusohet në forcimin e kapaciteteve të anëtarëve të YAB për hartimin e politikave të bazuara në evidencë, kuptimin më të mirë të procesit të integrimit evropian dhe angazhimin efektiv të të rinjve dhe komunitetit.
Detyrat e pritshme të ekspertit/kompanisë:
- Zhvillimi i strategjisë së komunikimit për Youth Advisory Board;
- Zhvillimi i identitetit vizual dhe udhëzimeve të brendimit;
- Propozimi i kanaleve dhe mjeteve të komunikimit për përmirësimin e dukshmërisë;
- Përgatitja e udhëzimeve për komunikim me të rinjtë dhe palët relevante të interesuara;
- Përgatitja e dokumentit final me rekomandime dhe plan për implementim.
Kualifikimet e kërkuara:
- Diplomë universitare ose trajnim/kualifikim relevant në fushën e komunikimeve, marketingut, marrëdhënieve me publikun, studimeve mediatike ose fushë të ngjashme;
- Minimum 3 vite përvojë profesionale në zhvillimin e strategjive të komunikimit, brendimit ose komunikimeve strategjike;
- Përvojë e dëshmuar në zhvillimin e strategjive të komunikimit për projekte, organizata
ose institucione;
- Përvojë në zhvillimin e brendimit dhe identitetit vizual;
- Përvoja në punë me organizata të shoqërisë civile, organizata ndërkombëtare ose projekte të financuara nga donatorë do të konsiderohet përparësi;
- Aftësi të shkëlqyera analitike, të shkrimit dhe komunikimit;
- Qasje e ndjeshme ndaj çështjeve rinore.
Kush mund të aplikojë:
Të gjitha personat fizikë dhe juridikë të interesuar. Personat juridikë mund të aplikojnë me ekip prej dy konsulentësh.
Mënyra e aplikimit:
Të gjitha personat fizikë dhe juridikë të interesuar mund të dorëzojnë dokumentet deri më 26.04.2026, në Këshillin Rinor Nacional të Maqedonisë (rr. 29-ti Noemvri nr. 4v, 1000 Shkup) ose të skanuara në e-mail: [email protected], me subjekt: “Oferta e Strategjisë së Komunikimit – YAB – emri/emërtimi”.
Aplikimi duhet të përmbajë:
- Portofolin e aplikantit;
- CV-të e ekspertëve të propozuar (nëse aplikon person juridik);
- Gjendje aktuale e aplikantit (për persona juridikë, jo më e vjetër se një vit);
- Propozim metodologjie (Aneksi 2);
- Ofertë financiare (Aneksi 3);
- Deklaratë për mungesë të pengesave ligjore (Aneksi 4, nëse aplikon person juridik);
- Deklaratë për ekskluzivitet dhe disponueshmëri (Aneksi 5).
Më shumë detaje për kushtet dhe mënyrën e aplikimit mund të gjeni në dokumentin “Kushtet e punës”.
Thirrja e plotë është e disponueshme në linkun e mëposhtëm.

