Thirrje për trajner për ndërtimin e kapaciteteve – Youth Advisory Board

Trajnimi 1: Bazat e Bashkimit Evropian – Institucionet, Politikat dhe Anëtarësimi 

  • Fokusi: Pasqyrë teorike e strukturës institucionale të BE-së, proceseve të vendimmarrjes, dinamikës së zgjerimit dhe anëtarësimit, si dhe politikave kryesore të BE-së relevante për Maqedoninë e Veriut si vend kandidat.
  • Qëllimi: T’u sigurohet anëtarëve të YAB një bazë e fortë për të kuptuar institucionet dhe politikat e BE-së, e cila do të shërbejë si bazë për angazhim të mëtejshëm praktik në politikat rinore në nivel kombëtar.


Këshilli Rinor Nacional i Maqedonisë shpall thirrje për angazhimin e një trajneri për realizimin e një trajnimi për ndërtimin e kapaciteteve për nevojat e projektit “Mbështetje për Bordin Këshillimor Rinor të Delegacionit të BE-së në Maqedoninë e Veriut”.

Qëllimi kryesor i projektit është të forcohet roli i Youth Advisory Board (YAB) si një nxitës në proceset e hartimit të politikave të Delegacionit të Bashkimit Evropian, duke rritur ndikimin në politikat rinore në nivel kombëtar dhe evropian. Projekti fokusohet në forcimin e kapaciteteve të anëtarëve të YAB për hartimin e politikave të bazuara në evidencë, kuptimin më të mirë të procesit të integrimit evropian dhe angazhimin efektiv të të rinjve dhe komunitetit.


Detyrat e pritura të trajnerit:

  • Përgatitja e programit dhe metodologjisë për trajnim;
  • Përgatitja e materialeve punuese dhe prezantuese;
  • Realizimi i një trajnimi treditor (7–9 maj 2026);
  • Përgatitja e një raporti të shkurtër për trajnimin e realizuar.


Kualifikimet e kërkuara:

  • Arsim i lartë në shkenca politike, studime evropiane, drejtësi, administratë publike ose fushë relevante;
  • Minimum 3 vite përvojë relevante në politikat e BE-së, integrimin evropian ose politikat publike;
  • Përvojë në përgatitjen dhe realizimin e trajnimeve dhe ndërtimit të kapaciteteve;
  • Njohuri për procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut;
  • Përvoja në punë me të rinj ose organizata civile konsiderohet përparësi;
  • Nivel i avancuar i gjuhës maqedonase dhe angleze.


Mënyra e aplikimit:

Të gjitha subjektet e interesuara juridike dhe fizike mund të dorëzojnë dokumentet deri më 16.04.2026 në Këshillin Rinor Nacional të Maqedonisë (rr. 29 Nëntori nr. 4v, 1000 Shkup) ose të skanuara në e-mail: [email protected], me titull: Aplikim për trajner – YAB – emërtimi / emri dhe mbiemri”.

Aplikimi duhet të përmbajë:

  • Biografi të aplikantit;
  • Gjendje aktuale, jo më e vjetër se një vit (nëse është person juridik);
  • Propozim metodologjie dhe agjendë (Annex II);
  • Ofertë financiare (Annex III);
  • Deklaratë për ekskluzivitet dhe disponueshmëri (Annex V);
  • Deklaratë për mungesë të kushteve për përjashtim (Annex IV, nëse është person juridik).

Trajnimi do të realizohet në gjuhën angleze dhe të gjitha materialet dhe prezantimet duhet të dorëzohen në gjuhën angleze.

Më shumë detaje për kushtet dhe mënyrën e aplikimit mund të gjeni në dokumentin “Kushtet e punës”.

Thirrja e plotë është e disponueshme në linkun në vijim.

SHPËRNDAJE