Udhëzues për aktivizëm ekologjik rinor

Këshilli Rinor Nacional i Maqedonisë, në partneritet me Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, në kuadër të projektit “Laboratori Rinor i Ballkanit Perëndimor”, ka përgatitur “Udhëzues për aktivizëm ekologjik rinor” – një udhëzues gjithëpërfshirës dhe praktik për të gjithë të rinjtë që dëshirojnë të kontribuojnë në mënyrë aktive në mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe qëndrueshmërinë klimatike.

Udhëzuesi përmbledh të gjitha informacionet, termat dhe parimet kryesore nga fusha e ekologjisë dhe ndryshimeve klimatike, ofron një përmbledhje të ligjeve dhe politikave më të rëndësishme në Maqedoninë e Veriut dhe në Bashkimin Evropian, si dhe shembuj frymëzues të nismave rinore që promovojnë veprim të qëndrueshëm, përgjegjësi qytetare dhe veprim kolektiv.

📘 Versioni i shkurtër i udhëzuesit (me informacionet më të rëndësishme dhe udhëzimet praktike) mund të shkarkohet këtu

📗 Versioni i gjatë i udhëzuesit (me shpjegime më të detajuara, kornizë ligjore dhe shembuj) është i disponueshëm këtu.

Ky udhëzues synon të frymëzojë dhe të inkurajojë të rinjtë drejt një pjesëmarrjeje aktive dhe të informuar në mbrojtjen e mjedisit jetësor, duke përfaqësuar një burim të vlefshëm për forcimin e rolit të tyre në proceset e krijimit dhe zbatimit të politikave mjedisore.

SHPËRNDAJE