DORACAKË: PËR KUVENDI KOMBËTAR RINOR DHE TRUPI KËSHILLUES KOMBËTAR PËR POLITIKA RINORE

Këshilli Rinor Nacional i Maqedonisë punon në mënyrë aktive për përmirësimin e pjesëmarrjes rinore dhe vendosjen e mekanizmave ligjorë përmes të cilëve të rinjtë ndikojnë drejtpërdrejt në krijimin dhe zbatimin e politikave që i prekin ata.
Sipas Ligjit për pjesëmarrje rinore dhe politika rinore, Kuvendi Kombëtar Rinor dhe Trupi Këshillues Kombëtar për Politika Rinore janë mekanizmat kyç për pjesëmarrje aktive të të rinjve.
Për të mbështetur punën e tyre, kemi përgatitur dy doracakë të rëndësishme:
- Doracak për Kuvendin Kombëtar Rinor – ofron udhëzime praktike për thirrjen e kuvendit, udhëheqjen e seancave, marrjen e vendimeve dhe zgjedhjen e përfaqësuesve, duke siguruar transparencë dhe efikasitet.
Doracaku është i disponueshëm në këtë link. - Doracak për Trupin Këshillues Kombëtar për Politika Rinore – ofron udhëzime të qarta për mandatet, kompetencat, procedurat dhe funksionimin transparent, duke inkurajuar pjesëmarrje aktive dhe ndikim të të rinjve. Doracaku shpjegon zgjedhjen e përfaqësuesve rinorë, mënyrën e bashkëpunimit midis përfaqësuesve rinorë dhe institucioneve, marrjen e vendimeve, rolin e përfaqësuesve dhe mekanizmat e llogaridhënies.
Doracaku është i disponueshëm në këtë link.
Këto dy doracakë janë zhvilluar në kuadër të projektit “Mekanizma funksionalë për pjesëmarrje aktive rinore në nivel kombëtar”, i cili ka për qëllim të forcojë pjesëmarrjen e të rinjve në proceset vendimmarrëse në nivel kombëtar përmes vendosjes së mekanizmave në përputhje me Ligjin për pjesëmarrje rinore dhe politika rinore. Projekti është mbështetur me grant të Intervenimit Kombëtar nga projekti rajonal “SMART Balkan – Shoqëri civile për një Ballkan Perëndimor të lidhur”, i financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Norvegjisë.